By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Besa Ademi dhe Afrim Fidani në garë për kryetar të Gjykatës Supreme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Besa Ademi dhe Afrim Fidani në garë për kryetar të Gjykatës Supreme
Maqedoni

Besa Ademi dhe Afrim Fidani në garë për kryetar të Gjykatës Supreme

admin
Last updated: 21/02/2025 12:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 shkurt – Besa Ademi dhe Afrim Fidani janë dy gjykatësit suprem të cilët janë paraqitur në konkursin për kryetar të Gjykatës Supreme. Ademi synon edhe një mandat, ndërsa Fidani synon të vjen në krye të hierarkisë gjyqësorë falë mbështetjes që pretendon se e gëzon nga gjykatës të caktuar.

Kandidatura e Besa Ademit vjen pas një mandati ku ajo u ballafaqua me presione, kërcënime dhe iniciativa për shkarkim. Këshilli Gjyqësorë, anëtare e të cilit organ është edhe Ademi kishte ngritur procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë ndaj saj vetëm për faktin se ajo nuk refuzoi që përmes qëndrimit parimor të kthen në fuqi abolimin e ish presidentit Gjorge Ivanov nga viti 2016, veprim ky që ish kryeministrit Nikolla Gruevski do t’i pastronte dosjen penale dhe do t’i mundësonte kthimin në shtet.

Për qëndrimin e saj, Ademi mori edhe mbështetjen e ambasadores amerikane Angela Aggeler, ndërsa për transparencën e treguar me opinionin, Ademi mori mbështetje edhe nga misioni vlerësues i BE-së në raportin e të cilëve është konstatuar se transparenca në këtë gjykatës dhe jo vetëm është rekomandimi kyç për të cilin duhet punuar shumë. Emri i saj u lakua edhe në takimin mes ambasadorit të Holandës dhe kreut të BDI-së, Ali Ahetmi të cilit ju tha në mënyrë të prerën që të mos i fus duart në Gjykatën Supreme.

Besa Ademi karrierën e saj e ka filluar si bashkëpunëtore profesionale ndërsa më pas zëvendëse e Avokatit të Popullit. Në vitin 2004 u zgjodh gjykatëse në Apel ndërsa më pas në Supreme. 13 vite më vonë, në vitin 2021 u zgjodh kryetare e Supremes.

Gjykatësi Afrim Fidani karrierën e tij si gjykatës e ka filluar në vitin 2011 duke u zgjedhur drejtpërdrejtë në Apel. Paraprakisht kishte punuar si avokat. Në viti 2017 u zgjodh gjykatës në Supreme. Fidani ishte pjesë e trupit gjykues në lëndën “ryshfeti” kundër ish kryeministrit Zoran Zaev./Alsat/

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të shtunën turne falas në Shkup dhe Manastir me rastin e Ditës botërore të ciceronëve turistik
Next Article Të shtunën mot me diell, por i ftohtë, të dielën rritje e temperaturave, ndërsa nga e hëna shi i kohëpaskohshëm dhe borë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?