By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Betejë e ashpër AAK-Nisma për një deputet, ngushtohet diferenca e votave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Betejë e ashpër AAK-Nisma për një deputet, ngushtohet diferenca e votave
Maqedoni

Betejë e ashpër AAK-Nisma për një deputet, ngushtohet diferenca e votave

admin
Last updated: 21/02/2025 11:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gara mes kandidatëve të AAK-së dhe atyre të NISMA-s vazhdon të jetë e fortë.

Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët-Ideal, numëron 7 për qind të votave të subjekteve politike në zgjedhjet e 9 shkurtit. Bazuar në këtë numër, koalicioni pritet të ketë tetë deputetë në legjislaturën e ardhshme.

Me rezultatet momentale të kandidatëve për deputet, AAK-ja pritet t’i ketë pesë deputetë, ndërsa Nisma Socialdemokrate tre deputetë.

Megjithatë, ndarja e ulëseve në kuvend brenda koalicionit mund të ndryshojë dhe dy subjektet mund të jenë të përfaqësuar barabartë në legjislaturën e ardhshme.

Nisma mund t’i arrijë katër deputetë, duke ia hequr një deputet AAK-së nëse Vesel Krasniqi i Nimës e fiton garën me Lahi Brahimajn e AAK-së.

Dy kandidatët brenda listës së koalicionit po garojnë për një ulëse, e cila ndodhet në kontest. Dallimi mes tyre aktualisht është vetëm 190 vota.

Brahimaj dhe Krasniqi po luftojnë për vendin e shtatë brenda listës, pasi vendi i tetë do t’i përkas kandidates së Nismës, Xhevahire Izmaku. Ajo pritet të hyjë në kuvend si deputetja e tetë e koalicionit përmes kuotës gjinore.

Bazuar në rezultatet e kandidatëve për deputetë të përditësuara të enjten në orën 23:02, me afër 95% të votave të numëruara, Vesel Krasniqi e ka ngushtuar diferencën me Lahi Brahimajn në vetëm 190 vota, nga 246 vota sa ishte dallimi me përditësimin paraprak – pas numërimit të rreth 92% të votave.

Lahi Brahimaj, aktualisht numëron 10.973 vota, 190 vota më shumë sesa Vesel Krasniqi, i cili ka 10.783.

Kandidatët të cilët i kanë siguruar ulëset e tyre në kuvend nga koalicioni AAK-Nisma janë Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Daut Haradinaj, Bekë Berisha, Time Kadrijaj e Arbëreshë Krasniqi. /Paparaci

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: Nuk ka “deshqiptarizim” të institucioneve, por ka shpërfaqje të familjarizimit të institucioneve nga BDI
Next Article Veliaj mesazh nga burgu: S’kam asnjë turp në jetën time, nuk kam vjedhur e as vrarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?