By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bislimi raportoi me dyer të mbyllura për dialogun në Komision, Kryeziu-Hyseni tregon arsyen dhe akuzon opozitën për keqinformim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bislimi raportoi me dyer të mbyllura për dialogun në Komision, Kryeziu-Hyseni tregon arsyen dhe akuzon opozitën për keqinformim
Maqedoni

Bislimi raportoi me dyer të mbyllura për dialogun në Komision, Kryeziu-Hyseni tregon arsyen dhe akuzon opozitën për keqinformim

admin
Last updated: 15/02/2024 11:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të enjten ka raportuar për dialogun para deputetëve që janë anëtarë në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, në një mbledhje të mbyllur për media.

Kryetarja e këtij komisioni e njëherit deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, tha se kanë kërkuar qe mediat të lirojnë sallën pasi Bislimi i ka paralajmëruar se do të ndajë disa dokumente që janë konfidenciale.

OBRM-PDUKM: LSDM dhe BDI përmes dy tenderëve në TEC Manastir po përvetësojnë 9 milionë …

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni do të mbahet nga 18 prilli der…

I shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, arrestohet në Turqi Ibrahim Lici

Sharon Stone thotë se të jesh një personazh i famshëm kushton: Paguaj afro tre mijë eur…

Vlogeri instaloi motorin e një aeroplani luftarak në kamionçinën e tij, si shkoi testi?

“Fakti që kemi vendosur të mbajmë takim të mbyllur është për shkak se zëvendëskryeministri na ka paralajmëruar se do të ndajë me ne disa dokumente që janë konfidenciale dhe të cilat nuk preferohen të ndahen me opinionin publik për shkak të procesit që është shumë fragjil në këtë fazë”.

“Për këtë arsye kemi kërkuar që mediat të lirojnë sallën e jo për shkak se ne nuk jemi transparent në këtë proces, siç u mundua të jepet si arsye nga ana e opozitës”, u shpreh ajo në një deklarim para gazetarëve, transmeton Telegrafi.

Kryeziu-Hyseni tutje tha se në këtë mbledhje fokusi ka qenë te zhvillimet në dialog dhe sulmin në Banjskë.

“Kemi folur për dialogun, fokusi ka qenë te procesi i muajve të fundit dhe zhvillimet që kanë ndodhur. Fokusi ynë ka qenë te çështja e Banjskës dhe kemi folur shumë edhe për atë se çfarë pritet të ndodh në dialog tani e tutje”.

Sipas saj, për të pasur lëvizje në procesin e dialogut duhet të ketë lëvizje nga pala tjetër që është e përfshirë në dialog, në këtë rast Serbia.

“Duhet të ketë lëvizje edhe prej anës së Bashkimit Evropian, në kuptimin e trajtimit të palëve në mënyrë të barabartë”.

Deputetja gjithashtu akuzoi opozitën për keqinformim sa i përket dialogut, i cili është në dëm të Kosovës.

“Opozita dhe disa deputetë që janë pjesë e komisionit nuk duan ta shfrytëzojnë asnjë mundësi që iu jepet për të marrë informacione të dorës së parë dhe për t’u informuar saktë për atë se në çfarë situate është vendi ynë. Kam krijuar bindjen se i vetmi mision i tyre është keqinformimi në dëm të Republikës së Kosovës”.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sulmet ajrore izraelite vrasin 10 civilë në Liban
Next Article Jennifer Lopez zbulon arsyen e vërtetë për ndarjen nga Ben Affleck në 2004

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?