By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Blinken vizitë zyrtare në Kinë, ministri i Jashtëm kinez kërkon që SHBA të mos e kalojë vijën e kuqe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Blinken vizitë zyrtare në Kinë, ministri i Jashtëm kinez kërkon që SHBA të mos e kalojë vijën e kuqe
Bota

Blinken vizitë zyrtare në Kinë, ministri i Jashtëm kinez kërkon që SHBA të mos e kalojë vijën e kuqe

admin
Last updated: 26/04/2024 12:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi ka paralajmëruar homologun e tij amerikan Antony Blinken që të mos shkelë “vijat e kuqe” të Kinës, teksa kryediplomatët e dy vendeve u takuan në Pekin këtë të premte.

“A duhet të qëndrojnë Kina dhe Shtetet e Bashkuara në drejtimin e duhur për të ecur përpara me stabilitet apo të kthehen në një spirale në rënie? Faktorët negativë janë ende në rritje dhe marrëdhëniet tona po përballen me sfida. Të drejtat legjitime të zhvillimit dhe interesat e Kinës janë shtypur në mënyrë të paarsyeshme”,  tha Wang Yi.

Sekretari amerikan Blinken ishte më i rezervuar në deklaratën e tij përpara kamerave.

“Pekini dhe Uashingtoni kanë një përgjegjësi të përbashkët për të çuar përpara marrëdhëniet me diplomaci aktive. Unë do të jem shumë i qartë dhe i drejtpërdrejtë në lidhje me dallimet tona për të shmangur llogaritjet e gabuara”,  tha Blinken.

Dallimet mes dy vendeve kanë të bëjnë kryesisht Detin e Kinës Jugore, mbështetjen e SHBA për qeverinë në Tajvan, por edhe mbështetja që Pekini po i jep Rusisë në luftën me Ukrainën.

Vizita treditore e Blinken në Pekin vjen vetëm pak ditë pasi Shba miratoi një paketë ndihmash për Taipein dhe një ligj të ri që do të ndalojë platformën e mediave sociale “TikTok” nëse kompania kineze nuk shet aksionet e saj brenda një viti.

Gjatë qëndrimit në Kinë sekretari Blinken pritet të takohet edhe me presidentin Xi Jinping.

You Might Also Like

Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë

Tajani: Të mbrojmë kufijtë tanë së bashku dhe të forcojmë Frontex-in

Gazeta gjermane: Në takim me Vuçiqin, Zelensky sakrifikoi Kosovën

Franca përgatitet për valën e pestë të të nxehtit që nga qershori

Eklipsi i 12 gushtit, paralajmërimi i mjekëve: Syzet e diellit nuk mjaftojnë për ta parë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sekuestrohen 487 kilogramë duhan në Han të Elezit, drejtuesi i automjetit ik në Maqedoni
Next Article Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?