Shkup, 6 shkurt – Zëvendës-ministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, së bashku me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski dhe drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8-të Shtatori”, dr. Hristijan Kostov, sot në mëngjes morën pjesë në fluturimin e parë ndërkombëtar në histori të realizuar në shtetin modern të Maqedonisë me helikopter të Departamentit të Njësiteve të Aviacionit pranë MPB-së me të cilin për qëllime mjekësore është transportuar personi-pacient nga Shkupi në Vjenë-Austri, kumtuan nga MPB.
“Ky mision humanitar i yni jo vetëm që dëshmon bashkëpunimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, por potencon edhe rëndësinë e integrimit të teknologjive dhe burimeve moderne në operacionet e shpëtimit dhe mjekësisë”, theksoi Bojmacaliev.
Me këtë rast, ai sqaroi se përdorimi i medikopterit paraqet përparim të rëdësishëm në aftësitë nacionale të ofrohet ndihmë e urgjente mjekësore në vende të vështira, por edhe për pacientët për të cilët nevojitet transport urgjent në institucione tjera shëndetësore. Me këtë rast Bojmacaliev drejtoi urime për të gjithë të përfshirët në këtë projekt.
“Përgëzoj ekipet tona për përgatitjen dhe bashkëpunimin e gjithanshëm mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe personelit mjekësor nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8-të Shtatori”, i cili edhe një herë konfirmon dhe forcon kapacitetet tona si shtet për reagim të shpejtë në urgjencat mjekësore. Më lejoni të shfrytëzoj rastin për të shprehur mirënjohjen time për të gjithë pjesëmarrësit në këtë projekt të suksesshëm, veçanërisht për Qeverinë e Republikës së Sllovenisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Sllovenisë, të cilët, në frymën e miqësisë sonë para disa muajve siguruan një pjesë të pajisjeve mjekësore”, tha Bojmacaliev, duke u dëshiruar qiell të qetë dhe transport të suksesshëm.
Nga ana e drejtorit të SPQ “8-të Shtatori”, dr Hristijan Kostov, u theksua se në një periudhë sa më të shkurtër kohore, gatishmëria dhe bashkëpunimi i MPB-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët duke ofruar ndihmë mjekësore për pacientët për të cilët kërkohet transport urgjent drejt objekteve të tjera shëndetësore.
“Pas marrëveshjeve intensive, spitali bleu dhe instaloi pajisje mjekësore moderne për kujdesin intensiv të pacientëve në medikopterin për transportin e urgjencës mjekësore. Së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme e përcaktuam marshutën mjekësore dhe atë të sigurisë së lëvizjes së medikopterit, me qëllim që pacienti për të mbërritur në mënyrë të sigurtë të shoqëruar nga një ekip mjekësor me përvojë për trajtim intensiv në Klinikën në Vjenë. Fillimisht, si person shëndetësor dhe si drejtor i SPQ “ 8-të Shtatori”, përgëzoj të gjitha ekipet e përfshira në këtë projekt për përgatitjen dhe bashkëpunimin e plotë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe personelit mjekësor të spitalit tonë, me të cilën përsëri i konfirmojmë dhe i forcojmë kapacitetet tona si shtet për reagim emergjent në rastet emergjente mjekësore”, tha drejtori Kostov.