By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bojmacaliev: Gjatë periudhës 2017-2024 janë arrestuar mbi 7.000 persona nga ana e Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar policor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bojmacaliev: Gjatë periudhës 2017-2024 janë arrestuar mbi 7.000 persona nga ana e Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar policor
Maqedoni

Bojmacaliev: Gjatë periudhës 2017-2024 janë arrestuar mbi 7.000 persona nga ana e Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar policor

admin
Last updated: 16/04/2024 13:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 prill – Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev së bashku me drejtorin e Byrosë për siguri publike, Sasho Tasevski sot vizituan Sektorin për bashkëpunim ndërkombëtar policor pranë MPB-së, si pjesë e vizitave në njësiteve organizative të BSP-së pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, me qëllim të informimit të asja se çfarë është arritur deri më tani dhe të informimit me aktivitetet e ardhshme.

Me këtë rast, ata patën takim me udhëheqësinë e Departamentit për bashkëpunim ndërkombëtar policor me kryeshefat e Njësisë së EUROPOL-it, Njësisë së INTERPOL-it dhe të Njësisë së hetimeve. 

Roli i këtij njësiti organizativ është të kryejë koordinimin ndërkombëtar të autoriteteve ligjzbatuese që janë përgjegjëse për zbulimin dhe ndjekjen të autorëve të veprave penale të cilat janë në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar.

Nga ana e udhëheqësisë së SBNP-së, Bojmacaliev dhe Tasevski u informuan për rezultatet nga viti 2017 deri në vitin 2024, përkatësisht për më shumë se 7.000 persona të arrestuar sipas urdhërarresteve dhe urdhëresave të shpallura.

Me këtë rast, Bojmacaliev e potencoi organizimin e suksesshëm të Konferencës së 50-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it, të cilën Republika e Maqedonisë së Veriut e organizoi vitin e kaluar në Ohër, e cila përkoi me kremtimin e 30 vjetorit të anëtarësimit tonë në organizatën më të madhe policore në botë dhe 100 vjetorin e ekzistencës së INTERPOL-it. Republika e Maqedonisë së Veriut shënon tri dekada të partneritetit të besueshëm të INTERPOL-it me pjesëmarrje në operacione të shumta të organizatës, si dhe mbështetje të fortë për zhvillimin, lidhjen dhe harmonizimin e sistemit nacional të mjekësisë ligjore me sistemet e INTERPOL-it. Në takim Bojmacaliev dhe Tasevski u informuan për modernizimin e suksesshëm të sistemit të komunikimit të Byrosë Qendrore Nacionale të INTERPOL-it.

Në lidhje me EUROPOL-in, Agjencisë Evropiane për Zbatimin e Ligjit, vërejmë bashkëpunim të shkëlqyeshëm në disa fusha me interes të përbashkët, si parandalimi i tregtisë së paligjshme të drogës, kontrabanda e armëve, lufta kundër migracionit të kundërligjshëm, lufta kundër korrupsionit, si dhe siguria kibernetike si formë e një sfide moderne të sigurisë. Maqedonia e Veriut dhe Ministria e Punëve të Brendshme janë partnerë seriozë në luftën kundër krimit dhe vendi ynë është vendi i parë që ka nënshkruar Marrëveshjen për Bashkëpunim Operacional dhe Strategjik me EUROPOL-in. Në takim, Bojmacaliev dhe Tasevski u informuan për rritjen e konsiderueshme prej 45% të lëndëve të hapura në këtë Sektor, si dhe për lidhjen me SIENNA, mjet komunikimi për të cilin të punësuarit tanë janë të trajnuar dhe mund të kryejnë trajnime.

Në fund të takimit, Bojmacaliev dhe Tasevski shprehën mirënjohje për udhëheqësinë e Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor pranë BSP-së, duke iu uruar edhe më shumë suksese në punën policore e cila është në kompetencë të tyre.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MPJ: Pas intervenimit është korrigjuar mbiemri “maqedonoverior” në ueb faqen e PE-së
Next Article Taravari: Me ardhjen e VLEN-it në pushtet, viktimat e rasteve të montuara do të lirohen dhe do të dëmshpërblehen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?