By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bojmacaliev: Me digjitalizim kundër korrupsionit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bojmacaliev: Me digjitalizim kundër korrupsionit
Maqedoni

Bojmacaliev: Me digjitalizim kundër korrupsionit

admin
Last updated: 21/03/2024 12:21
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kumanovë, 21 mars – Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev sot ka vizituar Stacionin policor të kalimit kufitar “Tabanoc” ku ka mbajtur një takim pune me udhëheqësinë e këtij njësiti organizativ, si dhe me udhëheqësinë e Qendrës rajonale për Çështje kufitare ”Veri” në të cilin ai u informua për rezultatet e dy muajve të fundit, informon MPB-ja.

“Në harkun kohor janar – shkurt 2024, fluksi i udhëtarëve në VK “Tabanoc’ është 696.518 udhëtarë. Në periudhën e caktuar, në PK “Tabanoc” është bërë kontroll selektiv i gjithsej 28.278 udhëtarëve. Gjatë kësaj periudhe kemi 6 vepra penale dhe 59 kundërvajtje. Janë zbuluar gjithsej 8 (7) dokumente të falsifikuara. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i dokumenteve të zbuluara ka një rritje prej 14,9%. Gjithashtu është zbuluar edhe 1 rast i dyshuar i automjetit të falsifikuar. Në sferën e migracionit ilegal, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka një trend të rritjes së numrit të migrantëve ilegalë të zbuluar për 60%”, tha Bojmacaliev në një deklaratë për mediat pas konferencës.

Me këtë rast, Bojmacaliev theksoi se vitet e fundit është investuar shumë në modernizimin e mjeteve dhe pajisjeve të punës të nëpunësve policorë.

“Dëshiroj të potencoj faktin se kemi siguruar 10 mjete speciale vëzhgimi, me kamera termike me rreze veprimi prej 10 km. Automjetet quhen MSS (mobile surveillance system) ose sistemi i mbikëqyrjes celulare. Investimi total për 10 vetura është 3 milionë euro”, tha Bojmacaliev, duke sqaruar se çdo stacion ka një kamerë vëzhgimi.

“Të gjitha stacionet kanë kamera vëzhgimi të cilat regjistrojnë lëvizjen dhe dërgojnë një fotografi, nga 4 në çdo stacion me karta SIM të blera për transferimin e fotografive nga kamera te personi në detyrë dhe adresat e tjera ku është vendosur kamera”, tha Bojmacaliev, duke shtuar se këtë vit duhet të marrim edhe 8 dronë, dy për çdo QR.

Me këtë rast, Bojmacaliev u njoftua për suksesin e mjetit dixhital kundër korrupsionit – kamerat e trupit me të cilat ditëve të kaluara është regjistruar rasti i ryshfetit nga një shtetas gjeorgjian ndaj një polici të Maqedonisë të PK “Tabanoc”. Bojmacaliev gjithashtu theksoi edhe raportet e FRONTEKS-it.

“Në të njëjtën kohë, raportet e agjencisë evropiane të kufirit dhe rojeve bregdetare FRONTEKS, si dhe organizatave të tjera relevante, në raportet e tyre për Maqedoninë e Veriut shënojnë vetëm rezultate shumë të mira, duke konfirmuar besueshmërinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme në nivel rajonal dhe ndërkombëtar në luftën kundër migracionit të paligjshëm”, potencoi Bojmacaliev.

You Might Also Like

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit

Kryetari i Shqipërisë thërret për respektimin e shqipes në Maqedoni të Veriut dhe përfaqësim adekuat të shqiptarëve në sektorin publik

Delovska: Refuzova të punoja një rast ku një person për borxh prej 200 denarësh duhej të paguante rreth 30,000 denarë

Besim Hoda paralajmëron parti te re politike

Prishet konkursi për drejtorin e AKE-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Orë letrare në Ditën Botërore të Poezisë
Next Article Xhensila Myrtezaj përforcon më shumë dyshimet për ndarjen nga Bes Kallaku: Mjafton të kem diell dhe fëmijët e mi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit
Maqedoni
Bill Clinton dëshmon para Kongresit: Nuk pashë asgjë të gabuar në takimet me Epstein
Bota
Meksi: Demokracia matet nga shembulli që jepet kur pushteti vihet në provë
Shqipëri
Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?