By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bozhinovska-Kasijev: Intensifikohet partneriteti energjetik ndërmjet Maqedonisë dhe Azerbejxhanit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Bozhinovska-Kasijev: Intensifikohet partneriteti energjetik ndërmjet Maqedonisë dhe Azerbejxhanit
EkonomiMaqedoni

Bozhinovska-Kasijev: Intensifikohet partneriteti energjetik ndërmjet Maqedonisë dhe Azerbejxhanit

admin
Last updated: 17/01/2025 09:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 janar  – Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska realizoi takim pune me ambasadorin e Republikës së Azerbejxhanit për Maqedoninë e Veriut me seli në Beograd, Kamil Kasijev.

Siç informon Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, në takim është diskutuar për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks në energjetikë si fushë e rëndësishme nga interesi i ndërsjellë.

“Në takim është biseduar edhe aktivitetet në vijim të Maqedonisë për rritjen e pavarësisë energjetike. Ministrja Bozhinovska theksoi se vendi në mënyrë aktive punon në krijimin e kushteve të reja për furnizimin me gaz natyror me çmime konkurruese dhe është e gatshme t’i hetojë mundësitë për thellim të bashkëpunimit energjetik me Azerbejxhanin, i cili konsiderohet një partner i rëndësishëm në rajon”, qëndron në kumtesë.

Ambasadori i Azerbejxhanit theksoi gatishmërinë e vendit të tij për thellimin e bashkëpunimit me vendin tonë, duke theksuar se kreu shtetëror, duke e prëfshirë edhe ministrin për Energjetikë dhe presidentin e Azerbejxhanit, në mënyrë aktive mbështesin nismat në sektorin energjetik.

Gjatë bisedave, siç theksohet, ishte shprehur gatishmëri për lehtësimin e kontakteve direkte dhe takimeve në nivel më të lartë, me qëllim të realizimit të projekteve nga interesi i ndërsjellë. Plotësisht në takim është theksuar se këtë vit në Azerbejxhan do të mbahen disa takime dhe forume të rëndësishme nga fusha e energjetikës, me ç’rast këto ngjarje do të paraqesin mundësi për përforcimin e bashkëpunimit.

Nga Ministria e Eneegjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale përkujtojnë se ky takim bazohet në aktivitetet e fundit për përforcimin e bashkëpunimit dypalësh. Në nëntor të vitit të kaluar, në Samitin për ndryshimet klimatike KOP29 në Baku, ministrja Bozhinovska dhe presidentja Gordana Siljanovska Davkova realizuan takim me presidentin e Azerbejxhanit Ilham Aliev, i cili e shprehu gatishmërinë e vendit të tij për bashkëpunim në projekte infrastrukturore, veçanërisht në pjesën e gazifikimit të Maqedonisë. Plotësisht, në të njëjtën periudhë, EMV dhe SOKAR, kompani shtetërore e Republikës së Azerbejxhanit, nënshkruan Memorandum mirëkuptimi me të cilin hapen mundësitë për të përmirësuar disponueshmërinë e gazit natyror dhe sigurimin e furnizimit stabil me çmime konkurruese.

Azerbejxhani luan një rol të rëndësishëm në sektorin energjetik në rajon, me furnizimin e gazit natyror përmes interkonektorëve të ndryshëm. Bullgaria merr gaz nga Azerbejxhani përmes interkonektorit me Greqinë, që dukshëm ndryshon hartën energjetike të Evropës. Serbia, gjithashtu, nënshkruan marrëveshje për furnizim me gazin e Azerbejxhanit, me plane për dërgesë të 400 milionë metra kub gaz në vit deri në vitin 2026.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Berovë më ftohtë, me -9 gradë, Pretori dhe Ohri më të ngrohtë me 0 gradë
Next Article Gjesti në gjendje të rënduar emocionale, kërkon të largohet nga Big Brother VIP Albania 4

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?