By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bozhinovska në takim me përfaqësues të Bankës Botërore, në fokus mundësitë për bashkëpunim në sferën e efikasitetit energjetik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Bozhinovska në takim me përfaqësues të Bankës Botërore, në fokus mundësitë për bashkëpunim në sferën e efikasitetit energjetik
EkonomiMaqedoni

Bozhinovska në takim me përfaqësues të Bankës Botërore, në fokus mundësitë për bashkëpunim në sferën e efikasitetit energjetik

admin
Last updated: 07/02/2025 12:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 shkurt – Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, mbajti takim pune me përfaqësues të Bankës Botërore, me qëllim të shqyrtimit të mundësive për financim dhe bashkëpunim në sferën e efikasitetit energjetik.

Në takim, siç bëri të ditur Ministria, është diskutuar për fondet potenciale nga Banka Botërore, të cilat do të ishin të dedikuara për mbështetje të reformave energjetike, kalimin drejt burimeve të rinovueshme energjetike në vend.

“Në takim u diskutua për mundësitë për përmirësimin e procesit të krijimit të Fondit për Efikasitet Energjetik, si dhe funksionalizimin e tij në një kohë sa më të shkurtër. Banka Botërore prezantoi përvojat nga vendet e rajonit. Fondi do të luajë rol kyç në financimin dhe zbatimin e projekteve të efikasitetit energjetik, duke kontribuar në reduktimin e konsumit të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit. Diskutimi u fokusua edhe në pjesën e Projektit për efikasitet energjetik në sektorin publik (PSEEP) në komponentin 3, i cili synon të mbështesë këtë aktivitet në Maqedoni”, bëhet e ditur në kumtesë.

Në takim ishin diskutuar mundësitë për bashkëpunim në sferën e energjetikës ku Banka Botërore mundet dukshëm të kontribuojë për përmirësim të të gjithë procesit.

“Ministria mbetet e përkushtuar në zbatimin e reformave në energjetikë dhe në atë drejtim vazhdojmë me bashkëpunim aktiv me BB me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për përmirësimin e sektorit energjetik të RM-së”, shtohet në kumtesë.

You Might Also Like

Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Rezervat devizore në Maqedoninë e Veriut janë 5,2 miliardë euro

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Protesta kombëtare, Berisha fton t’i bashkohen partitë “që ndjehen opozitare”
Next Article Janevska: Alarmet janë të rreme, nxënësit janë kthyer në mësim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?