By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Braçe ngre alarmin në Kuvend: Kontrabandë me naftën Shqipëri–Kosovë! Janë të përfshirë zyrtarë të dy vendeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Braçe ngre alarmin në Kuvend: Kontrabandë me naftën Shqipëri–Kosovë! Janë të përfshirë zyrtarë të dy vendeve
Shqipëri

Braçe ngre alarmin në Kuvend: Kontrabandë me naftën Shqipëri–Kosovë! Janë të përfshirë zyrtarë të dy vendeve

admin
Last updated: 07/05/2026 19:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 7 maj Zhurnal.mk – Deputeti Erion Braçe ka ngritur sot në Kuvend shqetësime për tregtinë e hidrokarbureve mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Braçe tha se sipas të dhënave për vitin 2025, importi i hidrokarbureve në Shqipëri ka qenë rreth 609 milionë kilogramë, ose afërsisht 700 milionë litra, ndërsa rieksporti drejt Kosovës ka arritur në 731 milionë litra.

Ai theksoi se gati një e treta e këtij rieksporti kryhet nga vetëm një kompani, gjë që sipas tij ngre dyshime.

Ai foli për një “histori kontrabande” mes dy vendeve, ku sipas tij mund të jenë të përfshirë edhe zyrtarë nga të dyja anët, në bashkëpunim me operatorë privatë.

Braçe shtoi se kontrabanda ndikon në mbajtjen e çmimeve të larta dhe kërkoi nga institucionet fiskale që të ndërhyjnë për ta ndalur këtë fenomen.

Erion Braçe: Ajo që mua më shqetëson është ajo që po ndodh me rieksportin e hidrokarbureve nga Shqipëria në Kosovë që s’e hap gojën kush për këtë se cenohen ata që mbron zotëria e me demek që mbroj unë. Për 2025, importi i hidrokarbureve ka qenë diku te 609 milionë kilogramë, diku te 700 milionë litra. Rieksporti në drejtim të Kosovës është 731 milionë litra, ku gati 1/3 e bën vetëm një kompani.

Afërmendsh që kam dyshime të forta që kjo naftë nuk shkon në Kosovë, kjo naftë tregtohet brenda vendit. Një histori e turpshme e kontrabandës midis të dyja vendeve janë përfshirë zyrtarë të të dyja vendeve që bëjnë këtë punë me të njëjtët operatorë, arkëtojnë atje. Patjetër, kontrabanda është një element shumë i rëndësishëm që mban çmime të larta. Çmimet e ulëta s’kanë asnjë vlerë për kontrabandën. Ky është një problem që duhet ta adresojnë institucionet tona fiskale me qëllim që t’i japim një goditje përfundimtare kësaj historie.

You Might Also Like

Rama njofton daljen me një mesazh para kombit

‘Shuhet’ fotoreporteri ‘legjendar’ italian, Luca Turi! Përjetësoi eksodin dramatik të shqiptarëve me anijen ‘Vlora’

Reforma e re gati brenda vitit! Zv.ministrja zbulon ndryshimet nga rritja e moshës për të dalë në pension deri te skema private

“Në Francë kryeministri largohet nëse bën një të keqe, Rama ka bërë me mijëra”, emigranti: Të ikë sa më parë, protestuesit të bashkuar deri në fund

Mbyti me duar bashkëshorten në vitin 2015, humb jetën i dënuari në Burgun e Reçit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ekzekutimi mafioz i Jorgos Moskouris, arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë
Next Article Bilall Kasami: Kongresi i 9 majit reflekton realitetin e ri të VLEN
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?