By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Britania nuk e ka përdorur teknologjinë e inteligjencës artificiale për armët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Britania nuk e ka përdorur teknologjinë e inteligjencës artificiale për armët
Teknologji

Britania nuk e ka përdorur teknologjinë e inteligjencës artificiale për armët

admin
Last updated: 15/03/2024 10:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Një kompani e skanimit të armëve e mbështetur nga Inteligjenca Artificiale (Al) është tërhequr nga pretendimet se teknologjia e saj është testuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Evolv Technology prodhon skanerë inteligjent të projektuar për të zëvendësuar detektorët metalik që identifikojnë njerëzit me armë, thika, ose bomba të fshehura.

Por, kompania është kritikuar për mbivlerësimin e asaj që teknologjia e skanerëve me Al mund të jap.

Më 20 shkurt të vitit 2024, kompania në një deklaratë për media tha se Autoriteti Kombëtar i Sigurisë së Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (NPSA) ishte një nga testuesit e skanerit që kishte “arritur në përfundimin se Evolv ishte efektiv në zbulimin e armëve të zjarrit dhe shumë llojeve të tjera”.

Me sa duket, NPSA nuk e ka realizuar këtë lloj testimi, shkruan BBC.

Pas diskutimit me Autoritetin Kombëtar të Sigurisë britanike, kompania e përditësoi gjuhën e përdorur në njoftimin për shtyp. Ajo tha se “një kompani e pavarur ka testuar dhe vërtetuar teknologjinë e Evolv duke përdorur standardet e NPSA-së”.

Kjo deklaratë nuk u prit mirë as nga kompania që e realizoi testimin, Metrix NDT, e cila tha se “nuk është korrekte të thuhet se e kanë vlerësuar sistemin”.

Kur u pyet drejtori menaxhuesi i Metrix NDT, Nick Fox, nëse “e kishin gjetur efektiv në zbulimin e armëve skanerin”, ai tha se “nuk është në kompetencat tona të japim ndonjë gjykim vlerësues mbi rezultatet e tij”.

Evolv më parë ka deklaruar se teknologjia e saj zbulon edhe armë të fshehura.

“Përbërja metalike, forma, ne kemi dhjetëra nga këto të dhëna, për të gjitha armët që janë atje”, tha shefi ekzekutiv, Peter George.

Mirëpo, pas një testimi nga një strukturë amerikane, u konfirmua se Evolv nuk mund të detektojë vazhdimisht thika dhe lloje të caktuara bombash apo armësh të tjera.

Ndryshe, kompania shpesh përditëson edhe faqen e saj të internetit.

Duke pretenduar fillimisht se qëllimi i saj është “krijimi i zonave pa armë”, tani në faqen e saj thuhet se misioni i Evolv është “të krijojë përvoja më të sigurta”.

You Might Also Like

NASA paralajmëron, një copë e raketës së SpaceX mund të përplaset me Hënën

AI rikrijon një moment të pavdekshëm të futbollit, golin legjendar të Peles

Roboti humb kokën, por vazhdon të luftojë si të mos kishte ndodhur asgjë – pamje

Masa “Kontrolli i bisedës” po kthehet — mesazhet online do të monitorohen masivisht

Zbulohen para lansimit ngjyrat dhe çmimet e Pixel Watch 5

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article YouTube prezanton dizajnin e ri për aplikacionin e saj televiziv
Next Article YouTube prezantoi një ndryshim të madh – shumë përdorues do të zhgënjehen me aplikacionin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?