By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bujar Osmani: “Çair nuk do të jetojë më në errësirë!”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bujar Osmani: “Çair nuk do të jetojë më në errësirë!”
Maqedoni

Bujar Osmani: “Çair nuk do të jetojë më në errësirë!”

admin
Last updated: 03/09/2025 13:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shtator – Ndriçimi publik është një nga parakushtet më të rëndësishme për një jetë dinjitoze dhe sigurinë e qytetarëve, por gjendja në Komunën e Çairit është alarmante. “Të tëra pjesë të rrugëve, parqeve dhe hapësirave publike janë lënë në errësirë. Nga Bit pazari dhe rr. Xhon Kenedi, përmes Topanës, Çarshisë së Vjetër dhe Seravës, qytetarët tanë çdo mbrëmje lëvizin nëpër rrugë të pasigurta, në një atmosferë frike dhe pasigurie,” deklaroi Bujar Osmani.

Ai theksoi se problemi nuk është vetëm teknik, por edhe thellësisht simbolik. “Kjo është simbol i moskujdesit dhe paaftësisë së pushtetit komunal gjatë njëzet viteve të fundit. Në vend të dritës dhe sigurisë, Çairi u la në terr, në kuptimin literal dhe metaforik,” tha Osmani, duke shtuar se më shumë se 40% e deitave ekzistuese nuk funksionojnë, se sistemi mbështetet në teknologji të vjetëruar prej dy dekadash dhe se prokurimet publike janë realizuar pa vizion dhe transparencë. “Shkollat, fushat sportive dhe hapësirat publike mbesin në hije, gjë që rrezikon sigurinë e fëmijëve, grave dhe personave të moshuar,” theksoi ai.

Në fjalimin e tij, Osmani paraqiti edhe programin e tij për ndryshim. “Si kryetar i ardhshëm i Çairit, do të filloj me zëvendësimin e plotë të infrastrukturës së vjetruar dhe kalimin në ndriçim modern LED, me çka do t’i ulim shpenzimet e energjisë elektrike mbi 60%. Do të sigurojmë mbulim për të gjitha hapësirat publike, përparësi do të kenë oborret e shkollave, fushat sportive, tregjet, parqet dhe kalimet për këmbësorë. Do të fusim një sistem modern për menaxhim në distancë dhe detektim të shpejtë të defekteve. Të gjitha prokurimet dhe shpenzimet do të jenë të qasshme publikisht, ndërsa qytetarët do të mund të raportojnë problemet përmes një aplikacioni mobil dhe linje telefonike, me garanci se do të reagohet brenda 48 orëve,” paralajmëroi ai.

“Me këtë program, Çairi më në fund do të shkëlqejë. Do të ndërtojmë një sistem që nuk është vetëm ndriçim, por simbol i një fillimi të ri, i sigurisë dhe i besimit. Është koha ta nxjerrim Çairin nga errësira dhe t’i japim një të ardhme të ndritshme,” porositi Osmani.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trump ironizon me afërsinë e Kinës me Putinin dhe Kim Jong-un
Next Article Mexhiti demaskon BDI-në, i kujton rrahjen dhe burgosjen e shqiptarëve!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?