By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Burnham në trevjetorin e sulmeve të 7 tetorit: Qëndrojmë në krah të komunitetit hebre
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Burnham në trevjetorin e sulmeve të 7 tetorit: Qëndrojmë në krah të komunitetit hebre
Bota

Burnham në trevjetorin e sulmeve të 7 tetorit: Qëndrojmë në krah të komunitetit hebre

admin
Last updated: 07/10/2026 14:53
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Londër, 07 tetor, argument.mk/ – Kryeministri britanik Andy Burnham siguroi sot komunitetin hebre në Britani të Madhe, se qeveria qëndron në krah të tij, në luftën kundër antisemitizmit, në përvjetorin e tretë të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.

Burnham e cilësoi si “shqetësues” rritjen e rasteve të antisemitizmit në Britani të Madhe që nga viti 2023.

Ai tha se qeveria e tij është e angazhuar të mbrojë qytetarët nga “urrejtja e neveritshme”.

“Tre vjet pas sulmeve të 7 tetorit, njerëzit që u vranë nga militantët e Hamasit duhet të kujtohen “, tha Burnham.

Ai tha se pasojat e sulmeve nuk janë ndjerë vetëm në Izrael, por edhe në komunitetet hebreje në të gjithë botën.

“Ne kemi parë një rritje shqetësuese të antisemitizmit në Britani të Madhe”, tha ai.

“Ne qëndrojmë në krah të komunitetit hebre. Abuzimi dhe dhuna ndaj jush, në çfarëdo forme, nuk do të tolerohen. Jo në rrugët tona, jo në internet, jo në shkollat apo universitetet tona”, tha Burnham.

Ai tha se qeveria po financon masa sigurie për sinagogat, shkollat dhe ndërtesat e komunitetit hebre dhe se do të marrë masa të rrepta kundër antisemitizmit.

Burnham tha gjithashtu se Britania e Madhe vazhdon të mbështesë një zgjidhje me dy shtete, ku izraelitët dhe palestinezët të jetojnë pranë njëri-tjetrit në paqe dhe siguri.

Të dhënat e publikuara në gusht nga Organizata për Sigurinë e Komunitetit (CST) që monitoron antisemitizmin, treguan se rastet e antisemitizmit në BM u rritën ndjeshëm.

Sipas saj, gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026, u regjistruan 1,926 incidente antisemitike në të gjithë Britaninë e Madhe. Kjo ishte 20% më shumë se në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar.

Ky ishte numri i dytë më i lartë i rasteve të regjistruara nga kjo organizatë në gjashtëmujorin e parë të një viti. Shifra më e lartë ishte 2,019 raste në gjysmën e parë të vitit 2024, pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit 2023 dhe luftës që Izraeli nisi më pas në Gaza.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, e cila është pjesë e qeverisë së drejtuar nga Hamasi, numri i palestinezëve të vrarë gjatë tre viteve të fundit ka kaluar 74 000.

You Might Also Like

‘Sigurisht që do ta shqyrtojmë’: Trump thotë se do të shqyrtojë bazën e përhershme ushtarake amerikane në Lituani

Kanadaja pezullon eutanazinë për personat me sëmundje mendore

Gjermani, rritet numri i atyre që refuzojnë shërbimin ushtarak, ja arsyet

Zvicra drejt referendumit për lehtësimin e eksportit të armëve

Vance: Reduktimi i pasurimit të uraniumit, kusht për marrëveshjen me Iranin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ambasadori britanik uron Justina Shiroka-Pulën: Pres të punoj me institucionet e Kosovës
Next Article ASH: Evropa vazhdon t’i mbajë dyert hapur për Maqedoninë e Veriut, Qeveria vazhdon të humbë kohë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?