By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ASH: Evropa vazhdon t’i mbajë dyert hapur për Maqedoninë e Veriut, Qeveria vazhdon të humbë kohë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ASH: Evropa vazhdon t’i mbajë dyert hapur për Maqedoninë e Veriut, Qeveria vazhdon të humbë kohë
Maqedoni

ASH: Evropa vazhdon t’i mbajë dyert hapur për Maqedoninë e Veriut, Qeveria vazhdon të humbë kohë

admin
Last updated: 07/10/2026 14:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 tetor, argument.mk/ – Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në kumtesën e sotme në lidhje me procesin e integrimit të vendit në BE.

Kumtesa e plotë:

Vizita e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dha një mesazh të qartë. Momentumi i zgjerimit është real dhe Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë tani. Por pesë ditë pas vizitës, Qeveria ende nuk ka treguar se ka një plan konkret për debllokimin e procesit eurointegrues.
Në reagimin tonë të 30 shtatorit ne kërkuam një plan publik me afate për përmbushjen e detyrimeve evropiane, përfshirë ndryshimet kushtetuese dhe reformat në drejtësi. Kërkuam gjithashtu që pas vizitës të thirret një tryezë e forcave politike parlamentare për të ndërtuar konsensusin e nevojshëm.

Deri më sot nuk kemi parë asnjërën.
Kanë kaluar pesë ditë nga vizita, ndërsa ende nuk është zhvilluar asnjë takim bilateral me Bullgarinë. Është dërguar kërkesë për takim dhe flitet për një takim të mundshëm në Sofje, por vendit i duhen rezultate konkrete dhe një proces i mirëfilltë politik, jo vetëm paralajmërime për takime.

Von der Leyen e bëri të qartë se ekziston një hap kyç që duhet ndërmarrë për avancimin e negociatave. Në të njëjtën kohë, ajo vlerësoi rezultatet në Planin e Rritjes dhe paralajmëroi investime të tjera evropiane.

Evropa po jep sinjale të qarta se dera mbetet e hapur. Pyetja është sa gjatë do të vazhdojë Qeveria të humbë kohë.

Ne kërkojmë iniciativë politike, dialog serioz me Bullgarinë, tryezë të forcave parlamentare dhe afate konkrete për zbatimin e detyrimeve evropiane. Përgjegjësia për ta nisur këtë proces i takon Qeverisë.

Çdo ditë e humbur është një ditë më shumë larg Bashkimit Evropian dhe një mundësi më pak për qytetarët e vendit.

You Might Also Like

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit

Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë

Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026

Takim Gashi – Aktash

Maqedonia nuk mund të arrijë pagat evropiane me një sistem që mbështetet te fuqia punëtore e lirë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Burnham në trevjetorin e sulmeve të 7 tetorit: Qëndrojmë në krah të komunitetit hebre
Next Article Zyrtarët e lartë të BE-së përkujtojnë trevjetorin e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?