By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 50 Cent tallet sërish me Diddy-n pas raportimeve se u dërgua në izolim në burg
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > 50 Cent tallet sërish me Diddy-n pas raportimeve se u dërgua në izolim në burg
Showbizz

50 Cent tallet sërish me Diddy-n pas raportimeve se u dërgua në izolim në burg

admin
Last updated: 28/07/2026 13:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

50 Cent ka ironizuar edhe një herë rivalin e tij të vjetër, Sean “Diddy” Combs, vetëm pak ditë pasi u raportua se reperi u dërgua në izolim pas një sherri të dyshuar në burg.

Gjatë një performance në klubin e natës LIV Beach në Las Vegas, 50 Cent iu drejtua publikut me humor, duke thënë: “Mund të ishit kudo, por zgjodhët të ishit këtu. Faleminderit”.

Më pas ai shtoi: “Mund të ishit… në Fort Dix me Puffy-n në burg”, duke iu referuar institucionit federal në New Jersey, ku Diddy po vuan dënimin, shkruan DailyMail.

Komenti i tij vjen pasi TMZ raportoi se Diddy u përfshi në një përplasje fizike me një të burgosur tjetër.

Sipas raportimeve, sherri nisi pasi një i burgosur e ofendoi reperin, ndërsa situata u përshkallëzua nga shtyrjet në grushte, përpara se stafi i burgut të ndërhynte. Më pas, Diddy thuhet se u dërgua në izolim.

Megjithatë, autoritetet e burgut FCI Fort Dix nuk kanë konfirmuar dhe as mohuar incidentin, duke deklaruar se nuk japin informacione për çështjet që lidhen me të burgosurit.

Rivaliteti mes 50 Cent dhe Diddy-t vazhdon prej më shumë se dy dekadash. Përplasja e tyre publike daton që nga viti 2006, kur 50 Cent publikoi këngën “The Bomb”, ndërsa pas procesit gjyqësor të Diddy-t ai realizoi edhe dokumentarin me katër pjesë “Sean Combs: The Reckoning”, duke vazhduar kritikat dhe ironitë ndaj reperit.

You Might Also Like

Yung Filly pranon në gjykatë se e kafshoi gruan, mohon akuzat për përdhunim

Zendaya mahnit në premierën e “Spider-Man: Brand New Day” përkrah Tom Holland, me një fustan të zi spektakolar

Ariana Grande ngre padi ndaj hakerëve për vjedhjen e muzikës dhe materialeve private

Julia dhe Lorenzo shpallen fitues të sezonit të 13-të të ‘Love Island’

Mauro Icardi fiton betejën ligjore me Wanda Narën – gjykata rrëzon kërkesat milionëshe të divorcit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Butterflies” përmbyll Kinemanë Verore të Lumbardhit për muajin korrik në Prizren
Next Article Kurti pret admiralin amerikan Wikoff, diskutohet forcimi i partneritetit me NATO-n
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Maqedoni
Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës
Shqipëri
Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?