By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bypass-i i Elbasanit, Karakaçi: Vijon puna për dy fazat e para, financim edhe për fazat pasuese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Bypass-i i Elbasanit, Karakaçi: Vijon puna për dy fazat e para, financim edhe për fazat pasuese
Shqipëri

Bypass-i i Elbasanit, Karakaçi: Vijon puna për dy fazat e para, financim edhe për fazat pasuese

admin
Last updated: 07/10/2026 16:40
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 07 tetor, argument.mk/ – Punimet për dy fazat e para të Bypass-it të Elbasanit kanë nisur pas lidhjes së kontratave, ndërsa financimi për fazat pasuese të projektit do të vijojë edhe në buxhetin e vitit 2027, bëri të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.

I pyetur nga mediet pas mbledhjes së qeverisë për ecurinë e punimeve, Karakaçi tha se kontratat për dy fazat e para janë lidhur dhe puna ka vijuar në terren.

“Kemi lidhur kontratat për dy fazat e para. Aty ku përfundon autostrada Tiranë-Elbasan, ku krijohet dhe fluksi më i madh i trafikut, tashmë kontratat janë lidhur dhe vijon avancimi i punimeve” , deklaroi Karakaçi.

Ministri theksoi se në këto dy faza nuk parashikohen shpronësime të mëdha, pasi një pjesë e tyre është kryer më herët.

“E kam ndjekur vetë në terren ecurin e punimeve në këtë kantier dhe fatmirësisht, në të dyja këto faza nuk kemi nevojë për shpronësime të mëdha, sepse një pjesë e këtyre shpronësimeve janë kryer në një kohë të mëparshme dhe, si e tillë, presim të vijojë puna me ritme të mira”, u shpreh ai.

Karakaçi bëri të ditur gjithashtu se edhe në buxhetin e vitit 2027 do të vijojë financimi për fazat pasuese të Bypass-it të Elbasanit.

“Lajmi i mirë është që edhe në buxhetin e vitit 2027 ne do të vazhdojmë me financimin e fazave pasuese të Bypass-it të Elbasanit, që është një nyje strategjike e veprave infrastrukturore në vend, që bën ndarjen e juglindjes me jugun e Shqipërisë”, deklaroi Karakaçi.

You Might Also Like

Qeveria miraton projektligjin e ri për tregjet e kripto-aseteve, Shqipëria përafrohet me rregullat e BE

Zgjerimi i BE, një realitet/ Marta Kos: Deri në 2030 Mali i Zi, Shqipëria

Reforma territoriale, Karakaçi: Bashkitë më të forta, më shumë mundësi për investime

Hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi: 3 deri 5 kompani ndërkombëtare në garë për operimin e linjës

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Janë miratuar 32 kredi me financim 5 milionë euro, interesi i lartë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Janë miratuar 32 kredi me financim 5 milionë euro, interesi i lartë
Next Article Hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi: 3 deri 5 kompani ndërkombëtare në garë për operimin e linjës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?