By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Janë miratuar 32 kredi me financim 5 milionë euro, interesi i lartë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Janë miratuar 32 kredi me financim 5 milionë euro, interesi i lartë
Shqipëri

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Janë miratuar 32 kredi me financim 5 milionë euro, interesi i lartë

admin
Last updated: 07/10/2026 16:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 07 tetor, argument.mk/ – Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka një rritje të interesit të bizneseve për të aplikuar në programin “Dyfisho Sipërmarrjen tënde” dhe deri në datën 5 tetor janë miratuar 32 kredi me një vlerë që shkon në rreth 5 milionë euro.

I pranishëm në eventin për programin “Dyfisho Sipërmarrjen tënde” që ka nisur të mbështesë me kredi të butë biznesin e vogël dhe të mesëm, Rama u shpreh se programi ka ardhur si një nevojë për të mbështetur nga shumë afër sipërmarrje të vogla dhe të mesme që ja kanë dalë të formësohen dhe t’i mbijetojnë sfidave të krijimit të tyre në një treg të hapur.

“Këto sipërmarrje ja kanë dalë të përballojnë edhe vështirësitë që normalisht çdo biznes i ri i vogël përballon dhe që sot kanë akumuluar dije, kanë qartësi për se si mund të rriten, por nuk i kanë mundësitë financiare për t’u rritur, në kushtet e një sektori bankar ku interesat janë jo fort të favorshme në këtë moment”, tha Rama.

Sipas tij, bëhet fjalë për biznese që nuk janë ende shumë të konsoliduara dhe që kanë nevojë për mbështetje.

“Për këtë arsye kemi krijuar këtë skemë e cila faktikisht ofron një kredi me një interes deri në 2%, që është një kredi praktikisht  shumë e butë dhe me një garanci shtetërore deri në 70%”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë bëri të ditur se financimi shkon deri në 2 milionë euro dhe afati është deri në 10 vjet.

Rama theksoi se kjo është një një kornizë shumë e favorshme e bërë enkas për biznesin e vogël dhe të mesëm dhe për të gjithë ata që kanë një ide dhe plan se si mund të rriten, por që ju duhet një financim.

“Më vjen shumë mirë që shohim një rritje të interesit. Praktikisht kemi sot që flasim rreth 400 biznese që janë në proces. Kemi praktikisht deri në datën 5 tetor 32 kredi të miratuara për një vlerë që shkon te rreth 5 milionë euro. Ritmi është i përshpejtuar. Në gusht kemi pasur 5, në shtator 20 dhe vetëm në pesë ditë e para të tetorit 7 kredi. Por hapësira është për shumë më tepër”, theksoi Rama.

You Might Also Like

Qeveria miraton projektligjin e ri për tregjet e kripto-aseteve, Shqipëria përafrohet me rregullat e BE

Zgjerimi i BE, një realitet/ Marta Kos: Deri në 2030 Mali i Zi, Shqipëria

Reforma territoriale, Karakaçi: Bashkitë më të forta, më shumë mundësi për investime

Hekurudha Tiranë-Durrës, Karakaçi: 3 deri 5 kompani ndërkombëtare në garë për operimin e linjës

Bypass-i i Elbasanit, Karakaçi: Vijon puna për dy fazat e para, financim edhe për fazat pasuese

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Reforma territoriale, Bardhi: PS kërkon centralizim, modeli i PD-së synon të kundërtën
Next Article Bypass-i i Elbasanit, Karakaçi: Vijon puna për dy fazat e para, financim edhe për fazat pasuese
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lazim Destani uron zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës: Një kapitull i ri për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit
Maqedoni
Universiteti i Tetovës angazhohet për arsim më gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për çdo fëmijë
Maqedoni
Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026
Maqedoni TOP LAJM
Takim Gashi – Aktash
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?