By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çerdhja e re është gati në Përshefcë, pret lejen e institucioneve qendrore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Çerdhja e re është gati në Përshefcë, pret lejen e institucioneve qendrore
Maqedoni

Çerdhja e re është gati në Përshefcë, pret lejen e institucioneve qendrore

admin
Last updated: 05/04/2026 18:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tearcë, 5 prill argument.mk/ – Objekti i çerdhes është gati, por dyert vazhdojnë të mbeten të mbyllura. Çerdhja e re në fshatin Përshefcë, në komunën e Tearcës, edhe pse e përfunduar prej kohësh, ende nuk është vënë në funksion për shkak të mungesës së lejeve nga institucionet qendrore. Ndërkohë që prindërit presin hapjen e saj, objekti vazhdon të mbetet mollë sherri mes institucioneve.

Kreu i komunës, Daut Memishi, thotë se komuna ka dërguar kërkesë për funksionalizimin e çerdhes si në Ministrinë e Financave, ashtu edhe në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Sipas tij, çerdhja është dashur të hapet që para katër vitesh.

“Kjo punë është dashur të marrë jetë para katër vitesh dhe tani është çështje muajsh. Kjo është hera e tretë që bëjmë kërkesë në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, e cila më pas e dërgon kërkesën në Ministrinë e Financave. Kemi pasur disa vërejtje nga e kaluara dhe është dashur kohë që t’i përmirësojmë,” – deklaroi kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi.

Memishi shprehet se pret që kjo të jetë kërkesa e fundit dhe që institucionet përkatëse të japin më në fund dritën jeshile për hapjen e objektit.

“Besoj fuqishëm që këtë radhë nuk do të ketë përgjigje negative. Pasi të gjitha vërejtjet që kemi marrë nga ana tjetër, sa herë që Ministria e Financave e ka kthyer negativisht kërkesën, ne kemi punuar dhe i kemi përmirësuar në terren. Besoj që në ditët në vijim do të kemi një përgjigje pozitive nga Ministria e Financave dhe menjëherë do të fillojmë me procedurat e rregullta: do të shpallet konkursi dhe më pas do të nisë funksionalizimi,” – tha Memishi.

Çerdhja pritet të ofrojë kushte më të mira për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve në moshë të hershme, si dhe të lehtësojë përditshmërinë e shumë familjeve në këtë komunë. Megjithatë, deri në marrjen e miratimeve përfundimtare nga institucionet përgjegjëse, objekti i ri vazhdon të mbetet i mbyllur dhe jashtë funksionit.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ardian Bujupi bëhet baba për herë të parë
Next Article Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti, para tre muajsh festoi 68 vjetorin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?