By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ceremoni qendrore me rastin e katër vjetorit të anëtarësimit në NATO
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ceremoni qendrore me rastin e katër vjetorit të anëtarësimit në NATO
MaqedoniTOP LAJM

Ceremoni qendrore me rastin e katër vjetorit të anëtarësimit në NATO

admin
Last updated: 27/03/2024 09:33
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 mars – Ceremoni qendrore me rastin e katër vjetorit nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të mbahet sot para Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa do të shënohet dhe Dita e Shtatmadhorisë.

Në ceremoni fjalim do të kenë zëvendëskryeministri për Çështje evropiane Bojan Mariçiq, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe shefi i Shtamadhorisë, gjenerali i brigadës Simeon Trajkovski. Garda e Armatës do të realizojë pikën performuese “Egzercise”, (realizim në grup i stërvitjeve ushtarake) ndërsa do të promovohen dhe dy pulla postare me rastin e katër vjetorit nga anëtarësimi në NATO dhe 75 vjetori nga themelimi i Aleancës.

Para ceremonisë qendrore, në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të mbahet ngjarja tradicionale me korin diplomatik i cili do të shënojë fillimin e Ditëve të NATO-s në vend të cilët do të zgjasin deri më 4 prill..

Me rastin e përvjetorit të anëtarësimit në NATO Qeveria dje ka mbajtur seancë solemne.

Më 27 mars të vitit 2020, Republika e Maqedonisë së Veriut është bërë anëtarja e tridhjetë e Aleancës. Angazhimi për integrimin euroatlantik daton që nga viti 1993, kur Kuvendi miratoi Rezolutë ku definohen prioritetet e jashtme politike të vendit, ndërsa ato janë anëtarësimi në NATO dhe BE.

НАТО прекинува со обуката на ирачките сили за безбедност по убиството крај Багдад на иранскиот генерал Касим Сулејмани.

Më 15 nëntor të vitit 1995, vendi nënshkroi Dokumentin kornizë për qasje në programin Partneritet për paqe.

Më 14 qershor 1996 u hap Zyra lidhëse dhe në fund të vitit 1997 edhe Misioni i përhershëm në selinë e NATO-s në Bruksel. Në prill të vitit 1999 në Samitin e NATO-s në Uashington, Republika e Maqedonisë fitoi statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Aleancë me çka filloi përgatitja dhe realizimi i Planit aksionar për anëtarësim.

Në deklaratën përfundimtare nga Samiti i NATO-s në Bukuresht në vitin 2008, Aleanca solli vendim që vendi të marrë ftesë për anëtarësim pas zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë. Në kuadër të deklaratave të samiteve të ardhshme të NATO-s (Lisbonë 2010, Çikago 2012, Uells 2014 dhe Varshavë 2016) u përsërit formulimi nga Bukureshti se Aleanca do të bëjë ftesë për anëtarësim në NATO menjëherë pas arritjes së zgjidhjes reciprokisht të pranueshme për emrin në kuadër të KB-së.

Në Samitin e NATO-s në Bruksel, 11-12 korrik 2018 – Këshilli Veriatlantik në takimin në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive, miratoi vendimin për të ftuar Republikën e Maqedonisë së Veriut për të filluar bisedimet për anëtarësim në Aleancë.

Më 1 gusht 2018, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s i dërgoi letër ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut së bashku me Planin për zbatimin e procesit për inkuadrim në NATO.

Më 18 dhe 19 tetor 2018, në takimin e mbajtur në selinë e NATO-s në Bruksel, Republika e Maqedonisë së Veriut me sukses përfundoi bisedimet për anëtarësim të vendit në Aleancë. Më 21 janar 2019, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dërgoi letër deri te Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ku shprehet gatishmëria dhe aftësia e vendit për të pranuar dhe respektuar obligimet dhe zotimet e anëtarësimit të vendit në NATO të përfshira në Marrëveshjen e Uashingtonit dhe Studimit për zgjerim të NATO-s të vitit 1995, si dhe dëshirën për të marrë ftesë për t’u anëtarësuar në NATO.

Më 6 shkurt 2019 në selinë e NATO-s në Bruksel, përfaqësuesit e 29 vendeve anëtare të NATO-s, në prani të Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

Pas ceremonisë solemne në Bruksel, filloi procedura për ratifikimin e Protokollit qasës nga ana e 29 vendeve anëtare të Aleancës. Procedura për ratifikimin e Protokollit për inkuadrim u finalizua më 19 mars 2020, kur ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Uashington dorëzoi instrumentin e ratifikimit të Marrëveshjes së Uashingtonit me çka u rrumbullakua faza e tretë dhe e fundit nga procesi aderues.

Седница на Горниот дом на шпанскиот Парламент за ратификација на на Пристапниот протокол за членство на Северна Македонија во НАТО и прес-конференција на министерот за надворешни работи Никол

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit të integrimit të vendit në NATO, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 11 shkurt të vitit 2020, njëzëri ratifikoi Marrëveshjen Veriatlantike pasi çka me 20 mars të vitit 2020, pasoi dhe nënshkrimi i instrumentit të ratifikimit të Protokollit qasës për anëtarësim në NATO nga ana e presidentit të Republikës.

Më 27 mars të vitit 2020, përmes ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Uashington, në Departamentin amerikan të shtetit është deponuar instrumenti për pjesëmarrjen në Marrëveshjen Veriatlantike me çka Republika e Maqedonisë së Veriut dhe zyrtarisht u bë anëtarja e tridhjetë e Aleancës.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjendja e rrugëve
Next Article Shqipëria performon më 9 maj në Eurovision

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?