By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çështja e presidentit, shoqëria civile u kërkon partive që t’i shmangin zgjedhjet: Konsensusi është i domosdoshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Çështja e presidentit, shoqëria civile u kërkon partive që t’i shmangin zgjedhjet: Konsensusi është i domosdoshëm
Kosovë

Çështja e presidentit, shoqëria civile u kërkon partive që t’i shmangin zgjedhjet: Konsensusi është i domosdoshëm

admin
Last updated: 25/02/2026 15:44
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Organizatat e shoqërisë civile, i janë drejtuar me një letër partive parlamentare, liderëve të tyre si dhe deputetëve të Kosovës, rreth çështjes së presidentit, duke thënë ndër tjerash se ‘’konsensusi për zgjedhjen e Presidentit/es garanton stabilitet institucional’’.

Në letrën e tyre, këto organizata, deklarojnë edhe se, çdo vonesë e mëtejshme në konstituimin e plotë të institucioneve cenon funksionimin demokratik të institucioneve, zhvillimin ekonomik dhe besimin qytetar në sistemin politik, përcjell Express.

‘’ Konsensusi për zgjedhjen e Presidentit/es është domosdoshmëri për stabilitetin institucional. Zgjedhjet e përsëritshme të parakohshme nuk duhet të konsiderohen si instrument për të garantuar funksionimin e institucioneve, por përkundrazi, ato e rrisin pasigurinë dhe dëmtojnë vazhdimësinë institucionale’’, thuhet mes tjerash në letër.

Tutje, shoqëria civile, u kërkon subjekteve parlamentare që të angazhohen me seriozitet dhe përgjegjësi në dialog konstruktiv ndërpartiak; të vendosin interesin qytetar mbi kalkulimet partiake; dhe, të kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje që siguron funksionimin e plotë institucional.

Letra e plotë:

LETËR DREJTUAR PARTIVE POLITIKE PARLAMENTARE, LIDERËVE TË TYRE DHE DEPUTETËVE TË KUVENDIT TË KOSOVËS

Konsensusi për zgjedhjen e Presidentit/es garanton stabilitet institucional

Ne, organizatat e nënshkruara të shoqërisë civile, duke vlerësuar zhvillimet politike aktuale konsiderojmë se ekziston rreziku real që vendi të përballet sërish me zgjedhje të parakohshme për shkak të mungesës së marrëveshjes politike për zgjedhjen e Presidentit/es.

Duke pasur parasysh se vendi ka kaluar tashmë një periudhë të zgjatur pa stabilitet të plotë institucional, çdo vonesë e mëtejshme në konstituimin e plotë të institucioneve cenon funksionimin demokratik të institucioneve, zhvillimin ekonomik dhe besimin qytetar në sistemin politik.

Konsensusi për zgjedhjen e Presidentit/es është domosdoshmëri për stabilitetin institucional. Zgjedhjet e përsëritshme të parakohshme nuk duhet të konsiderohen si instrument për të garantuar funksionimin e institucioneve, por përkundrazi, ato e rrisin pasigurinë dhe dëmtojnë vazhdimësinë institucionale. Një President/e i zgjedhur me konsensus ofron stabilitet, siguron funksionimin normal të pushteteve dhe rrit besimin qytetar në institucionet e shtetit.

Prandaj, u bëjmë thirrje të gjitha subjekteve parlamentare që:

– të angazhohen me seriozitet dhe përgjegjësi në dialog konstruktiv ndërpartiak,

– të vendosin interesin qytetar mbi kalkulimet partiake,

– të kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje që siguron funksionimin e plotë institucional.

Shoqëria civile konsideron se stabiliteti institucional është interes publik dhe përgjegjësi e përbashkët politike. Çdo dështim për të arritur zgjidhje në afatin e mbetur do të konsiderohet dështim i vullnetit politik për të garantuar stabilitet dhe funksionalitet demokratik.

Ne mbesim të gatshëm dhe të përkushtuar të kontribuojmë në mënyrë konstruktive përmes dialogut, ekspertizës dhe mbështetjes publike për çdo proces që synon zgjidhje të qëndrueshme dhe institucionale.

Organizatat nënshkruese:

Demokraci Plus

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)

Instituti GAP

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (KLI)

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)

Lëvizja FOL

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article KQZ miraton rekomandimet për reformë zgjedhore, kërkohen edhe ndryshime ligjore
Next Article Në Bruksel propozohet heqja e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor: S’i pranojmë faturat e papritura gjatë udhëtimeve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?