By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çfarë po gabon BDI që është në rënie të lirë, VLEN në rritje si rezultat i pushtetit apo i punëve?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Çfarë po gabon BDI që është në rënie të lirë, VLEN në rritje si rezultat i pushtetit apo i punëve?
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Çfarë po gabon BDI që është në rënie të lirë, VLEN në rritje si rezultat i pushtetit apo i punëve?

admin
Last updated: 28/07/2026 11:05
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 korrik, Zhurnal.mk – Sondazhet në vendin tonë rrallë gëzojnë besueshmëri të lartë, për shkak të metodologjive të paqarta, kampionit të kufizuar dhe ndikimit të klimës politike. Megjithatë, ato mbeten një parametër orientues për të kuptuar se ku pozicionohen partitë politike dhe si evoluon mbështetja e tyre. Në anketën e fundit, VLEN del para BDI‑së një rezultat që nxit debat mbi shkaqet e rënies së BDI‑së dhe arsyet e rritjes së VLEN‑it, shkruan Zhurnal.

Çfarë thotë anketa e fundit?

Sipas sondazhit të realizuar në muajin qershor nga Instituti Stratum R&D, VLEN-i rezulton partia e parë te shqiptarët. Në pyetjen: “Nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet, për cilën parti politike do të votonit?”, 34% e të anketuarve janë deklaruar për VLEN‑in, ndërsa 30% për BDI‑në.

Edhe anketa parafundit, e realizuar po nga i njëjti institut, e nxirrte VLEN‑in lehtësisht para BDI‑së. Pra, kemi të bëjmë me një trend dy-mujor, jo me një luhatje të rastësishme.

Kjo ngrit pyetjen thelbësore pse BDI po bie dhe pse VLEN po rritet?

BDI ka kaluar nëpër një proces reformimi të brendshëm, ka ndryshuar strukturat, ka riformatuar degët dhe ka tentuar të projektojë një imazh modern. Por, pavarësisht këtyre përpjekjeve, disa gabime strategjike duket se po e dëmtojnë partinë.

Simbolika e gabuar si vendosja e flamurit të shtetit, flamur i cili nuk përmban asnjë simbol të popullit shtetformues, shqiptarëve, në selinë e partisë nga Ali Ahmeti u perceptua si akt i panevojshëm, i pashpjeguar dhe i paqartë politikisht. Për një parti që e ka ndërtuar identitetin mbi çështjen kombëtare, ky gjest u lexua si distancim nga baza dhe si tentativë për t’u afruar me narrativën shtetërore në një moment të gabuar.

Reformim po ngjanë të jetë pa rezultat elektoral. BDI u reformua, por reforma nuk po prodhon energji politike, struktura e re nuk po komunikon me terrenin, nuk po gjeneron mobilizim dhe nuk po krijon perceptimin e një partie të rilindur. Përkundrazi, duket se baza është e lodhur nga ciklet e pafundme të reformave që nuk sjellin ndryshim real.

Nga ana tjetër, BDI vazhdon të mbështetet te meritat historike, te roli i saj në qeverisje dhe te stabiliteti institucional. Por elektorati shqiptar, sidomos ai i ri, nuk e sheh më këtë narrativë si të mjaftueshme. Ka lodhje nga retorika e vjetër dhe kërkesë për rezultate konkrete.

Ndryshe nga periudhat e mëparshme, BDI nuk po shfaq aktivitet të gjallë në bazë takimet janë krejt formale, komunikimi me strukturat është i dobët dhe partia duket më shumë e fokusuar në rikthim në pushtet sesa në organizim apo fuqizim opozitar.

Pse VLEN ka rritje? Punët apo pushteti?

VLEN e interpreton rezultatin si konfirmim të punës së bërë në dy vitet e fundit. Sipas tyre, kjo është anketa e dytë brenda dy muajve që e nxjerr koalicionin para BDI‑së, dhe kjo nuk është rastësi.

VLEN argumenton se qytetarët po e ndajnë politikën e rezultateve nga politika e propagandës. Dy vite punë konkrete, sipas tyre, kanë mjaftuar për të dëshmuar se shqiptarët nuk mashtrohen më nga retorika boshe dhe se mbështetja fitohet me vepra.

Megjithatë, historia politike e vendit tregon se partitë që janë në pushtet zakonisht gëzojnë rejting më të lartë sesa partitë opozitare. Pra, rritja e VLEN‑it është kombinim i punëve konkrete dhe efektit të pushtetit. Pushteti i jep qasje në projekte dhe i jep mundësi të komunikojë rezultate.

Kujtojmë që, sondazhet nuk janë verdikt final, sepse ato shpesh herë rezultojnë të jenë të porositura nga partitë politike por ajo që dihet është fakti që BDI po e lëshon taborin kombëtar duke e pasur këtë kartë dhe po kalon në një terren të panjohur, derisa VLEN nga hiç u bënë parti bashkë dhe nga pesë kaluan në një subjekt. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë

Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti

Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre

Bllokimi i ligjeve në Kuvend, kryeministri fajin e hedh tek opozita

Mickoski: Raportoni korrupsionin, kemi treguar dhe dëshmuar se jemi të aftë të bëjmë reforma

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Argjentina papritmas u bë një shembull, nuk ka të bëjë fare me futbollin”, legjenda gjermane godet argjentinasit
Next Article Izraeli dhe Libani drejt një raundi të ri bisedimesh për paqe në Romë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Maqedoni
Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës
Shqipëri
Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?