By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izraeli dhe Libani drejt një raundi të ri bisedimesh për paqe në Romë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Izraeli dhe Libani drejt një raundi të ri bisedimesh për paqe në Romë
Bota

Izraeli dhe Libani drejt një raundi të ri bisedimesh për paqe në Romë

admin
Last updated: 28/07/2026 11:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 28 korrik, Zhurnal.mk – Një raund i ri i bisedimeve të drejtpërdrejta mes Izraelit dhe Libanit do të zhvillohet në Romë në fillim të gushtit, njoftoi sot Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

“Negociatorët do të takohen në kryeqytetin italian më 4 gusht për bisedime të udhëhequra nga SHBA-ja, të cilat do të zgjasin dy ditë”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Sipas tij, përfaqësuesit do të përqendrohen te zbatimi i plotë i marrëveshjes kuadër, të arritur mes dy vendeve.

Në fund të qershorit, Izraeli dhe Libani ranë dakord për një marrëveshje kuadër, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, e cila synon të hapë rrugën drejt një marrëveshjeje përfundimtare paqeje.

Marrëveshja parashikon krijimin e të ashtuquajturave zonave pilot, ku do të realizohet tërheqja e forcave izraelite dhe do të vendoset ushtria libaneze.

Zëdhënësi amerikan tha se bisedimet në Romë, do të përqendrohen në, zgjerimin e procesit të zonave pilot; zgjidhjen e çështjeve të mbetura për kufirin si dhe hartimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për paqe dhe siguri.

Qeveritë e Libanit dhe Izraelit kanë nisur për herë të parë, pas disa dekadash, bisedime të drejtpërdrejta politike, me qëllim forcimin e armëpushimit në konfliktin me grupin militant islamik Hezbollah.

Megjithatë, Hezbollahu nuk merr pjesë në këto negociata. Qeveria libaneze nuk është palë në konfliktin mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Gjithashtu, Izraeli dhe Libani nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike mes tyre.

You Might Also Like

Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën

Pezeshkian: Veprimet ushtarake të SHBA-së po tronditin tregjet globale të energjisë

Netanyahu pretendon se votuesit arabë po vërshojnë drejt qendrave të votimit për t’ia vjedhur zgjedhjet

Evropa merr më shumë përgjegjësi për mbrojtjen brenda NATO-s, pa u shkëputur nga SHBA

“Drejtësi dhe paqe për të gjithë Njerëzimin ” – ekspozitë në selinë e OKB-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çfarë po gabon BDI që është në rënie të lirë, VLEN në rritje si rezultat i pushtetit apo i punëve?
Next Article Revizioni: Lëshime në Komisionin për Mbrojtjen e Konkurrencës ka munguar evidenca
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?