By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çmimet e produkteve ushqimore, Jovevski: Ndjehet inflacion dhe mungesë e parave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Çmimet e produkteve ushqimore, Jovevski: Ndjehet inflacion dhe mungesë e parave
EkonomiMaqedoniTOP LAJM

Çmimet e produkteve ushqimore, Jovevski: Ndjehet inflacion dhe mungesë e parave

admin
Last updated: 08/03/2024 00:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 mars – Mbi 2,600 produkte ushqimore do të jenë në listën e Ministrisë së Ekonomisë, që pritet t’u ulen çmimet pas miratimit të ligjit për praktikat e padrejta tregtare. Me ndryshimet ligjore propozohet të kufizohet marzha e fitimin për këto produkte në 10%.

Pas heqjes së masës për çmime të garantuara pati shumë ankesa për rritje të çmimeve, por nga Komisioni për Mbrojtje të Konkurrencës kanë informuar se deri tani nuk ka indikacione se ekzistojnë marrëveshje për dakordim të çmimeve në zinxhirin e marketeve të mëdha.

Për profesorin universitar, mungesa e të ardhurave ka bërë që qytetarët të jenë më të ndjeshëm ndaj çdo rritjeje eventuale të çmimeve, qoftë ajo edhe e vogël.

“Standardi i punëtoreve viteve të fundit në kontinuitet po ulet, sidomos pas kovidit, ku qytetarët e ndjejnë inflacionin dhe mungesën e parave. Ka disa indikacione për stabilizim, por megjithatë ajo mbetet në formë shumë të vogël. Tani masat janë shfuqizuar sa i përket çmimeve dhe përcaktimit të tyre nga tregu i lirë, ku disa produkte veç më vërejnë një rritje të butë të çmimeve, por jo tek të gjitha produktet. Paga minimale dhe ajo mesatare në vendin tonë mundësojnë jetë për të mbijetuar dhe jo një jetë dinjitoze.”, – theksoi profesori universitar, Lazar Jovevski.

Ndërkohë, Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket çmimeve dhe harxhimeve, ku inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos për jetesë në shkurt të vitit 2024, krahasuar me janarin e vitit 2024, është rritur për 0,4%.

Ndërsa nëse krahasohet me vitin paraprak në shkurt të vitit 2023 vërehet rritje e inflacionit prej 3%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 2,7%.

You Might Also Like

Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Rezervat devizore në Maqedoninë e Veriut janë 5,2 miliardë euro

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shqiptari nga Maqedonia e plagos me armë një grua në Serbi, më pas vetëvritet
Next Article Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell si dhe me reshje të dobëta lokale shiu

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?