By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çomo: Fluks i shtuar pacientësh me viroza në urgjencën e Infektivit, situata e menaxhueshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Çomo: Fluks i shtuar pacientësh me viroza në urgjencën e Infektivit, situata e menaxhueshme
Shqipëri

Çomo: Fluks i shtuar pacientësh me viroza në urgjencën e Infektivit, situata e menaxhueshme

admin
Last updated: 13/02/2026 10:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në kulmin e virozave dhe gjendjes gripale në vend, në Shërbimin Infektiv në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar fluksin e shtuar të pacientëve, duke garantuar ofrimin e shërbimit pa asnjë problematikë.

Drejtuesja e QSUT-së, Anxhela Paparizo, zhvilloi një vizitë në shërbimin Infektiv pranë kësaj qendre spitalore, ku u takua nga afër me stafin mjekësor, atë infermieror dhe pacientë të shtruar.

Dr. Najada Çomo, shefja e Spitalit Infektiv në Tiranë, tha se aktualisht situata e gripit është normale.

“Shërbimi Infektiv ka pacientë nga 1 janari deri në 31 dhjetor. Pjesa e gripit ka zënë pjesën e fortë të kësaj situate, ku fluksi i pacientëve ka qenë i shtuar. Kemi pasur situata të rënduara, pasi ka pacientë që kanë infeksione virale të rënda që detyrojnë pacientin të shtrohet pranë Shërbimit Infektiv”, tha Dr. Çomo.

Sipas Dr. Çomos, situata është e menaxhueshme nga ana e stafit mjekësor, qoftë nga ana e stafit infermieror, barnat janë në spital dhe pacientët nuk janë të detyruar t’i blejnë ato jashtë spitalit.

“Hoteleria, kuzhina, ndihma e psikologëve dhe sociologëve për grupe pacientësh të caktuar është gjithashtu e mbuluar”, vijoi ajo.

Dr. Çomo theksoi se edhe në rast të përshkallëzimit të mundshëm të situatës për shkak të gripit, Shërbimi Infektiv është i përgatitur për çdo situatë serioze.

“Gjithsej janë 16 shtretër, ka edhe një dhomë izolimi për çdo pacient që ka sëmundje infektive futet në një dhomë të izoluar. Është edhe dhoma e triazhit sipas kodit që menaxhohet nga stafi mjekësor”, tha Dr. Çomo, e cila shtoi se janë rreth 200 pacientë në ditë që paraqiten në urgjencë, prej të cilëve 40% janë për shtrim në spital dhe 60% marrin ndihmën mjekësore dhe largohen.

You Might Also Like

Qeveria i kalon Bashkisë Shkodër 89.65% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” në likuidim

Pas heqjes së non gratës, Berisha merr vizën për të udhëtuar drejt SHBA

Bushati: As 2 milionë protestues nuk e detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih
Next Article Anushiq: Bashkëpunimi ushtarak Kroaci-Kosovë-Shqipëri s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?