By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Debat i Komisionit për Propozim ligjin për praktika të padrejta tregtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Debat i Komisionit për Propozim ligjin për praktika të padrejta tregtare
Maqedoni

Debat i Komisionit për Propozim ligjin për praktika të padrejta tregtare

admin
Last updated: 05/03/2024 08:46
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 mars – Propozim-ligji për ndalesë të praktikave të padrejta tregtare në sinxhirin e furnizimit të prodhimeve bujqësore dhe ushqimore në lexim të dytë është vendosur në rend të ditës në seancën e 75-të të Komisionit për çështje evropiane, të caktuar për ora 13. Anëtarët e këtij Komisioni të Kuvendit pritet të dskutojnë edhe për Propozim ligjin për menaxhimin me pronë të konfiskuar, dobi pronësore dhe sende të sekuestruara në procedurë penale dhe për kundërvajtje.

Propozim-ligji për ndalesë të praktikave të padrejta tregtare në sinxhirin e furnizimit me prodhime bujqësore dhe ushqimore duhet të kalojë edhe në Komisionin ligjvënës-juridik të Kuvendit, që pastaj deputetët të debatojnë për të në seancë plenare.

Siç qëndron në elaborimin e publikuar në ueb faqen e kuvendit, Me miratimin e Propozimit të ligjit, pritet të arrihen efekte pozitive në punën afariste të të gjithë operatorëve (blerësve dhe furnizuesve), të cilët janë aktivë në zinxhirin e furnizimit bujqësor dhe ushqimor në faza të ndryshme të prodhimit, përpunimit, marketingut, shpërndarjes dhe shitjes me pakicë të produkteve bujqësore dhe ushqimore dhe zbatimit të duhur të ndalimeve të praktikave të padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore.

Me Propozimin e ligjit sigurohet mënyra për kontrolle dhe mbikëqyrje më efikase të Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës, që merr kompetencë shtesë.

“Për këtë qëllim, Komisioni është i detyruar të harmonizojë të gjitha aktet e tij me dispozitat e këtij propozimi dhe të sigurojë burimet e nevojshme të kuadriit teknik, teknologjik dhe të kualifikuar për kontrollin e rregullt dhe të papenguar të dispozitave në propozim ligjit, në afat prej gjashtë muajve nga data e hyrjes së tij në fuqi. Propozimi i ligjit synon të rregullojë procedurën e marrjes së provave dhe procedurën e kundërvajtjes, të përcaktojë masën e gjobës për një vepër penale dhe aktvendimet që i miraton Komisioni, për vendimmarrjen ndaj kundërvajtjes”, thuhet në elaborimin e Propozim ligjit.

Organet kompetente presin që t’i jepet fund konkurrencës jolojale në tregti dhe se ky ligj do të sjell deri te zvogëlimi i çmimeve të prodhimeve ushqimore.

Во вчерашната акција на Кванташки пазар инспекторите на Државниот пазарен инспекторат во координација со Управата за финансиска полиција и Министерството за внатрешни работи одземале над 15 т

Ministria e Ekonomisë pikërisht për shkak të kësaj, nuk e vazhdoi vendimin për çmime të garantuara, që vlente deri më 29 shkurt.

Numër i madh i prodhimeve ushqimore, me shenjën “çmim i garantuar” nga 20 shtatori vitin e kaluar shitej në markete me çmim për 10 për qind më i vogël se vlera më 1 gusht të vitit 2023, në pajtim me vendimin e Ministrisë së Ekonmisë, vlefshmëria e të cilit përfundoi më 1 mars.

Очигледно е дека намерните или ненамерните пропусти за суштествени повреди и натаму остануваат дозволива пракса за некои судиим оцени денеска Министерството за правда во својата реакција за у

Në rend të ditës së kësaj seance është edhe propozimi i ligjit për menaxhimin me pronën e konfiskuar, dobi pronësore dhe sendet e sekuestruara në procedurë penale dhe për kundërvajtje, Propozimi i Ligjit pët Zyren e kthimit të pronës, Propozimi i ligjit për instrumente financiare, Propozim i ligjit për prospekte dhe detyrime të transparencës për emetuesit e letrave me vlerë dhe Propozim i ligjit pët drejtësi për fëmijët, të gjitha në lexim të dytë.

Nga Ministria e Drejtësisë informuan se qëllimi i Propozimit të ligjit për menaxhim me pronë të sekuestruar, dobi pronësore dhe sende të sekuestruara  në procedurë penale dhe për kundërvajtje është të mundësohet procedurë efikase, ku prona e sekuestruar me vendim të plotëfuqishëm gjyqësor me sukses do të shitet dhe do të mundësohet kthim i mjeteve dhe pronës së përfituar në mënyrë kriminele.

“Sekuestrimi i suksesshëm shënon përfundimin me sukses dhe rrumbullaksimin e procedurave paraprakisht të udhëhequra para prokurorive publike, para organeve tjera dhe para gjykatave”, potencuan nga Ministria.

Me zgjidhjen e re ligjore, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, tejkalohen problemet e përcaktuara, përmes vendosjes së mekanizmave të reja në pajtim me standardet evropiane dhe ndërkombëtare për veprim me këtë materje.

Komisioni për çështje evropiane do ta mbajë seancën e 74-të, ku në rend të ditës janë Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për menaxhim me pajisje elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike, Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesit për menaxhim me rrjedhat e posaçme të mbeturinave, të dyja me procedurë të shkurtuar.

You Might Also Like

Ali Ahmeti me letër ngushëlluese për vdekjen e kryetarit të Bërvenicës, Jovica Ilievski

Filkov: Kemi miratuar më shumë se 30 ligje reformuese që korrigjojnë dobësitë shumëvjeçare në sistem

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

Interpelanca për ministrin Pançe Toshkovski sot në seancë plenare të Kuvendit

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve – dy ndeshje të forta në program
Next Article Borë në shumë akse rrugore, është hequr ndalesa për kamionë në Presekë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti me letër ngushëlluese për vdekjen e kryetarit të Bërvenicës, Jovica Ilievski
Maqedoni
Bill Gates thotë se nuk ka qenë dëshmitar i krimeve, por mund të ketë qenë në prani të viktimave të Epstein
Bota
Filkov: Kemi miratuar më shumë se 30 ligje reformuese që korrigjojnë dobësitë shumëvjeçare në sistem
Maqedoni
Dy javë spektakël në Botërorin 2026: Golat, ndeshjet dhe momentet që na lanë pa fjalë
Sport

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?