By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Debat publik për kandidatët për emërimin e anëtarëve të Këshillit të ASHMAA-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Debat publik për kandidatët për emërimin e anëtarëve të Këshillit të ASHMAA-së
Maqedoni

Debat publik për kandidatët për emërimin e anëtarëve të Këshillit të ASHMAA-së

admin
Last updated: 13/11/2024 10:39
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 nëntor – Komisioni i Kuvendit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot do të mbajë seancë, në rend dite të së cilës është debati publik për kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet pas Vendimit për shpalljen e Konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive.

Gjithsej 24 kandidatë do të luftojnë për shtatë vendet e reja në Këshillin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive. Ata tashmë kanë kaluar “filtrin” e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend, më pas do t’u përgjigjen pyetjeve të deputetëve. Profili i kandidatëve për anëtarë të Këshillit është i larmishëm dhe disa prej tyre, ndër të tjera, janë juristë, gazetarë, analistë, informaticientë, etj. Ndër ta ka anëtarë aktualë të Këshillit, por edhe punonjës në pozita të tjera në Agjenci.

Në konkursin publik janë paraqitur 31 kandidatë, por një kandidat e ka tërhequr kandidaturën, ndërsa gjashtë ishin diskualifikuar në seancën e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, që u mbajt më 4 nëntor, sepse nuk kanë parashtruar çertifikatë për shtetësi, që ka qenë një nga kushtet dhe mbetën 24. Kuvendi me një shumicë prej dy të tretave duhet t’i zgjedhë shtatë anëtarët e Këshillit të ASHMAA-së.

Kushtet për anëtar të ASHMAA-së i plotësojnë Sasho Stefanovski, Nafie Selmani, Dragica Ljubeska, Mile Boshnjakovski, Petar Gjurovski, Emilia Petreska Kamenjarova, Shaban Dalipi, Andriana Skerlev Çakar, Llazo Petrushevski, Zoran Fidanoski, Arben Saiti, Emilia Janevska, Davor Bashoski, Daut Dauti, Gordana Majnova, Viktor Pavllovski, Vlladimir Gjorgjievski, Elena Stojkovska, Zërijeta Hajro Jajaga, Cvetanka Minovska, Viktor Grozdanov, Stojançe Naumov, Afrona Verzivoli dhe Boris Arsov.

Nuk i kanë plotësuar kushtet këta gjashtë kandidatë – Marijanço Tanushevski, Dimitar Micev, Darko Stefanovski, Selfer Ajdini, Violeta Simova Bilbilovska dhe Vlladimir Kërsteski.

Ligji ndalon për anëtarë të Këshillit të zgjidhet një person i cili është emëruar nga ana e Qeverisë ose Kuvendit. Ligji, gjithashtu, ndalon për anëtarë të Këshillit të zgjidhen persona të cilët ishin anëtarë të organeve udhëheqëse të partive politike në 10 vitet e fundit. Ligji kërkon që kandidatët të kenë përvojë pune prej të paktën tetë viteve në këtë profesion dhe të cilët në opinion dallohen në fushën e komunikimit, gazetarisë, informatikës, kulturës, ekonomisë ose juridikut.

Në seancën e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve të mbajtur më 4 nëntor, deputetja e Frontit Evropian Ilire Dauti akuzoi se shumica e kandidatëve të paraqitur janë anëtarë të Këshillit të ASHMAA-së dhe janë të njohur për opinionin dhe të involvuar në organe ose parti politike. Ajo e braktisi seancën e Komisionit, pasi, siç tha, nuk dëshiron të merr pjesë në partizimin e këtij institucioni, i cili duhet të jetë i pavarur.

Anëtarët e tanishëm ishin zgjedhur në vitin 2014 me mandat prej shtatë vitesh, Ligji pastaj u ndryshua që mandati të shkurtohet në 5 vjet, por u miratuan ndryshimet që mandati t’u zgjasë derisa të zgjidhen të rinj. Me vite Kuvendi nuk mund të votonte anëtarë të rinj, gjë që ishte shënuar edhe në raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit.

You Might Also Like

Festa e maturës në Tetovë, MPB: Mos pini alkool dhe mos vozisni pa patentë

Drejtori i Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale, Eljesa Neziri, merr pjesë në takimin vjetor “INTA 2025” në SHBA

Monstra/ Raufi: Të rishqyrtohet rasti

Matura shtetërore, rreth 15 mijë maturantë do t’u nënshtrohen provimeve

BDI reagon ndaj fjalimit të Mickoskit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Trump kthehet sot në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me Biden
Next Article VW nis “bashkëpunimin” prej 5.8 miliardë dollarësh me rivalin e Tesla, Rivian

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tërmet i fortë në Greqi
Bota
Nëntë fëmijë në Kosovë infektohen me fruth pasi nuk u vaksinuan
Kosovë
Festa e maturës në Tetovë, MPB: Mos pini alkool dhe mos vozisni pa patentë
Maqedoni
Drejtori i Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale, Eljesa Neziri, merr pjesë në takimin vjetor “INTA 2025” në SHBA
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?