By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Debate në Kuvend për vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë, PD kërkon dorëheqjen e ministres së Arsimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Debate në Kuvend për vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë, PD kërkon dorëheqjen e ministres së Arsimit
Shqipëri

Debate në Kuvend për vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë, PD kërkon dorëheqjen e ministres së Arsimit

admin
Last updated: 19/11/2024 11:23
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Vrasja e 14-vjeçarit një ditë më parë në shkollën “Fan Noli” në Tiranë ka përfshirë në debat politikën për sigurinë në shkolla.

Në seancën e sotme plenare, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa teksa kërkoi 1 minutë heshtje, tha se ishte ngjarje e paralajmëruar.

Ajo kërkoi dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

“Doja t’i kërkoja këtij Kuvendi 1 minutë heshtje dhe do doja të caktoja një orar që të ishim të gjithë dhe të ulnim kokën të gjithë se fajin e kjo ka qeveri. Uroj që zonja Manastirliu që s’ka ardhur këtu të jetë dukë nënshkruar dorëheqjen. Kur ne kemi ngritur zërin për oficerët dhe psikologët në shkolla është zgërdhirë Manastirliu”, tha Zhupa.

“Paktën e sigurisë në shkolla ku e çuat, te hashashi te droga që hyn nëpër shkolla. Thika, biçaku kjo është paketa? Si ka mundësi të nderuar kolegë që ne duhet ta kalojmë këtë me normalitet dhe nuk duhet të kërkojmë përgjegjës, nuk duhet të flasim, ne duhet të jemi të parët që të ngremë zërin, ju doni ta amnistoni ministren Manastirliu dhe të amnistoni Hoxhën. Ne flasim për skandal vetëm kur ka një vdekje”, tha Zhupa.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali i ndërpreu fjalën duke thënë se i mbaroi koha për procedurë. “Ngjarja tragjike që na ka tronditur të tërëve, e përdorët për të bërë politikë procedurën”.

Edhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, reagoi ndaj deklaratave të deputetes Zhupa, dhe akuzoi opozitën se po e përdorur vdekjen e 14-vjeçarit për debat politik. Ai kërkoi nga opozita që të bashkohen për të miratuar paketën e sigurisë në shkolla.

“Humbja e jetës së atij nxënësi dhe atij djali të ri na ka prekur të gjithë. Është një përgjegjësi që na takon të gjithëve dhe bëhet me e madhe kur ngjarje kaq të rënda keqpërdoren për debat politike. Kanë 30 vite që përdoren, ti nuk kishte lindur kur ngjarje të tilla përdoren për politike zonja Zhupa. Ne kemi përgjegjësi për modelin që japim. Unë e kam bindje që na duhet një qasje tjetër sa i përket garantimit të perimetrit të sigurisë në shkolla, luftës kundër përdorimit të lëndëve narkotike dhe keqpërdorimit të rrjeteve sociale”, tha Balla.

“E dashur kolege sot duhet të bëhemi bashkë për të kaluar ato propozime për sigurinë në shkolla, na duhet t’i dyfishojmë ndëshkimet penale ndaj atyre që shesin dhe shpërndajnë lëndë narkotike në shkolla. Unë kisha detyrën që të raportoja për numrin e lartë të personave që shesin lëndë narkotike në shkolla dhe ju ishit kundër. Kjo ngjarje dihet që të na bëjë me përgjegjësi5të gjithëve dhe e ftoj opozitën të thotë ne jemi gati të mbështesim të gjitha masat drastike dhe ligjore. Jeni të ftuar në komisionin e ligjeve dhe të ashpërsojmë dënimet penale që lidhen e një qasje të re të garantimit të sigurisë në shkolla”, u shpreh Balla.

Po kështu edhe deputeti Etjen Xhafaj e cilësoi patetizëm politik reagimin e deputetes demokrate ndaj vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani dhe i kërkoi të mendojnë se çfarë duhet bërë për t’i zgjidhur.

“Si çdo prind tjetër që ka një djalë 14 vjeçar në shkollë ka mbajtur frymën dhe unë e kam një të tillë dhe nuk mund ti përkthesh në patetizëm politik dhimbjen e një familjeje që është shumë më reale sesa radikalizimi që doni t’i bëni një aksioni politik, se nëse kërkoni nga një dorëheqje çdo herë i bie që ti të bësh kriminel që ti mbarosh të gjithë dhe të bëhesh ti pastaj, se me ty mbarojnë të gjitha. Duhet të mendojmë se çfarë do të bëjmë për t’i zgjidhur këto, jo të bëjmë patetizma. Të ulemi dhe të mendojmë. Politika nuk mund të futet në çdo shtëpi për çdo vaki dhe vetmja zgjidhje sipas jush është të vini ju në pushtet”, theksoi Xhafaj.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: Përgënjeshtrim ndaj deklaratave të kryeministrit Kurti mbi gjuhën shqipe që inkurajojnë Gjykatën Kushtetuese
Next Article Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të jetosh e të punosh në të

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?