By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Delegacioni britanik viziton PDK-në, Çitaku thekson rëndësinë e mbështetjes për rininë dhe gratë në politikë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Delegacioni britanik viziton PDK-në, Çitaku thekson rëndësinë e mbështetjes për rininë dhe gratë në politikë
Maqedoni

Delegacioni britanik viziton PDK-në, Çitaku thekson rëndësinë e mbështetjes për rininë dhe gratë në politikë

admin
Last updated: 10/04/2025 11:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka pritur sot një delegacion nga Mbretëria e Bashkuar, të përbërë nga deputeti britanik Alex Sobel dhe anëtarja e “City Leaders”, Cllr Helen Hayden.

Sipas njoftimit thuhet se në takim, Çitaku ishte e shoqëruar nga Kryetarja e Rinisë Demokratike dhe deputetja e sapozgjedhur, Arbnora Salihu, si dhe shefi i kabinetit të Kryetarit Memli Krasniqi, Ardian Arifaj.

“Gjatë diskutimit u vlerësua lart miqësia dhe partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me theks të veçantë tek bashkëpunimi politik, ndihma institucionale dhe mbështetja për rininë dhe fuqizimin e grave në politikë”, thuhet në njoftim.

Çitaku shprehu mirënjohjen e saj për kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë.

“Jemi thellësisht mirënjohës për partneritetin e fortë me Mbretërinë e Bashkuar. Mbështetja e tyre ka qenë jetike në rrugëtimin tonë drejt forcimit të shtetit ligjor dhe zhvillimit demokratik. Takime si ky na japin mundësinë të thellojmë bashkëpunimin dhe të ndërtojmë ura të reja miqësie e mirëkuptimi”, tha Çitaku.

Tutje në njoftim u tha se delegacioni britanik u interesua për zhvillimet aktuale politike në vend, sfidat e rinisë dhe fuqizimin e grave në institucionet vendimmarrëse, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm.

“Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj thellimit të raporteve ndërkombëtare dhe forcimit të lidhjeve me aleatët strategjikë të Kosovës”, thuhet në njoftim.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Filipçe: Qytetarët e vendeve tona meritojnë integrimin në BE, jo izolimin
Next Article Arrestohet për sjellje agresive ndaj policëve 47 vjeçari nga Zhelina

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?