By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Delegacioni i Kuvendit në Seminarin Rajonal për Parlamentet e Ballkanit Perëndimor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Delegacioni i Kuvendit në Seminarin Rajonal për Parlamentet e Ballkanit Perëndimor
Maqedoni

Delegacioni i Kuvendit në Seminarin Rajonal për Parlamentet e Ballkanit Perëndimor

admin
Last updated: 24/02/2026 14:11
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 shkurt – Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut po merr pjesë aktive në Seminarin Rajonal për Parlamentet e Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet më 23 dhe 24 shkurt 2026 në Podgoricë, Mal të Zi. 

Delegacioni përbëhet nga Dafina Stojanoska, Saranda Imeri Stafai dhe Dimitar Kovaçevski. Seminari është organizuar bashkërisht nga Unioni Ndërparlamentar (UNP) dhe Parlamenti i Malit të Zi, dhe u kushtohet çështjeve kryesore që lidhen me ndryshimet klimatike dhe tranzicionin e gjelbër në rajon. 

Në seminar marrin pjesë gjithashtu delegacione nga Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, si dhe eurodeputeti Tomas Vajs (përmes video-lidhjes), përfaqësues të pushtetit ekzekutiv të Malit të Zi, akademikë dhe organizata ndërkombëtare dhe rajonale.

“Seminari u hap nga Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq. Pas tij, të pranishmëve iu drejtuan edhe Dejan Duroviq, kryetar i Komisionit për Turizëm, Bujqësi, Ekologji dhe Planifikim Hapësinor, Boban Stanishiq, sekretar i përgjithshëm i Parlamentit të Malit të Zi, dhe Martin Çungong, sekretar i përgjithshëm i UNP-së, i cili iu drejtua të pranishmëve nëpërmjet video-lidhjes. Seminari u organizua në sesione, me prezantime dhe në një format interaktiv. Përfaqësuesit e Kuvendit morën pjesë aktive në debatin interaktiv gjatë të gjitha sesioneve të Seminarit, me qëndrime konkrete, duke ndarë përvojat kombëtare dhe duke kontribuar në mënyrë konstruktive në dialogun rajonal mbi sfidat e politikës klimatike dhe tranzicionit të gjelbër”, informoi shërbimi për shtyp qeveritar. 

Sesioni i parë iu kushtua ndikimeve aktuale dhe të parashikuara të ndryshimeve klimatike në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë në rreziqet ekonomike, sociale dhe ekologjike. U diskutuan pasojat konkrete për bujqësinë, menaxhimin e ujërave dhe infrastrukturën, si dhe roli i parlamenteve në forcimin e rezistencës dhe përshtatjes. 

Sesioni i dytë kishte për qëllim forcimin e kapacitetit të deputetëve për të komunikuar në mënyrë efektive me qytetarët mbi sfidat dhe pasojat klimatike. U diskutua se si të luftohen dezinformatat dhe mënyrat për të angazhuar qytetarët dhe palët e interesuara në dialogje konstruktive mbi veprimin klimatik.

U prezantuan gjithashtu strategji për komunikim të qartë me audienca të ndryshme, ndërtimin e besimit publik dhe adresimin e shqetësimeve që lidhen me ekonominë, vendet e punës dhe çmimet e energjisë. 

Sesioni i tretë shqyrtoi mënyrat se si dekarbonizimi dhe veprimi klimatik në Ballkanin Perëndimor mund të promovojnë dhe mbështesin zhvillimin ekonomik dhe të qëndrueshëm, si dhe të forcojnë integrimin rajonal dhe të tregut me BE-në. 

“U theksua roli strategjik i parlamenteve në harmonizimin e legjislacionit kombëtar me kornizat e BE-së dhe ato globale për klimën, si dhe në mbikëqyrjen e procesit të tranzicionit të drejtë dhe të gjelbër. Seminari, i cili vazhdon më 24 shkurt 2026 me vizitë në terren, është platformë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, komunikimin e ekspertëve dhe bashkëpunimin rajonal midis parlamenteve në Ballkanin Perëndimor në fushën e politikës klimatike dhe tranzicionit të gjelbër”, theksohet në kumtesë. 

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article NPRRSH: Vitin e kaluar ka marrë 147 milionë euro për Korridoret 8 dhe 10d! Për këtë vit janë planifikuar 103 milionë euro
Next Article Komisioni amë i Kuvendit nuk e pranoi propozim-ligjin për pagën minimale
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?