By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Demiri: Ne kemi gatishmëri për formimin e institucioneve të reja të Kosovës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Demiri: Ne kemi gatishmëri për formimin e institucioneve të reja të Kosovës
Maqedoni

Demiri: Ne kemi gatishmëri për formimin e institucioneve të reja të Kosovës

admin
Last updated: 03/04/2025 15:33
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Përfaqësuesi i koalicionit VAKAT, Rasim Demiri ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me kryeministrinë në detyrë të Kosovës, Albin Kurti për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Demiri këtë deklaratë e bëri pas takimit që pati me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, takim ky i cili është mbajtur në vazhdën e takimeve me pakicat për formimin e qeverisë së re.

“Më herët, edhe kur ka qenë Qeveria Kurti I edhe Qeveria Kurti II, ne kemi pasur bashkëpunim me kryeministrin. Shpresoj që edhe tash kemi me pas bashkëpunim. Sot kemi pasur një takim të rëndësishëm, kemi biseduar shumë gjëra. Edhe kryeministri ka gatishmëri, edhe ne kemi gatishmëri për formimin e institucioneve dhe Qeverinë e Kosovës”, u shpreh ai.

Ai tha se krijimi i një komune të komunitetit boshnjak nuk është kusht, por e ka mirëpritur faktin që me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kanë pas mundësi ta shtrojnë edhe këtë temë.

“Ne prej Vakat jemi ata që duhet dhe do të kërkojmë sepse kemi marr besimin tek populli. Atë që po bënë dikush tjetër që pas zgjedhjeve ka qenë kusht për formimin e qeverisë tash qysh kem parë edhe sot nuk është kusht por është si një kërkesë. Kjo është manipulim me njerëzit që jetojnë në atë pjesë…. Adresa për komunën e Reçanit është koalicioni Vakat…Nuk mundet me qenë kusht, ne kurrë se kemi pas si kusht edhe më herët kur kemi kërkuar nuk ka qenë kusht vetëm po më vije mirë që ka hapësirë të bisedojmë për komunën”, tha ai.

Një zyre e Kosovës në Bosnje e Hercegovinë është kërkesa që koalicioni VAKAT e ka adresuar tek Kurti, dhe e cila sipas Demirit ka marr përgjigje pozitive.

“Ata që kam kërkuar prej kryeministrit kemi kërkuar që Republika e Kosovës me pas një zyre në Bosnje dhe Hercegovinë siç është një në në Greqi që e kemi… kemi biseduar me kryeministrin ka qenë propozimi i koalicionit VAKAT kryeministri e ka pranuar dhe besoj që kanë me punua edhe Bosnja dhe Hercegovina me pas këtu një zyrë në Kosovës, edhe Qeveria e Kosovës me pas një zyre në Sarajevë, kryeministri e ka pranuar dhe besoj që do ta bëjmë“, tha ai.

I pyetur nëse do të votojnë ndonjë qeveri të formuar nga opozita, Demiri tha se për këtë do të vendos partia.

Kurti sot takoi edhe Fikrim Damka nga Partia Demokratike Turke e Kosovës, dhe kryetaren e partisë Unioni Social Demokrat, Duda Balje, si dhe kryetarin e Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli.

Gjatë ditës së djeshme Albin Kurti ka bërë të ditur se ka filluar konsultimet me komunitetet jo shumicë për formimin e qeverisë së re. Ai tha të mërkurën se ka takuar kryetaren e Partisë së Re Demokratike (NDS) nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, si dhe kryetarin e partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ku diskutuan mbi formimin e qeverisë së re.

Kujtojmë, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, me 42.3 për qind. E dyta renditet, PDK me 20.95 për qind, pasuar nga LDK 18.27 për qind dhe koalicioni AAK-Nisma 7.06 për qind. Në bazë të këtyre shifrave, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-Nisma 8, dhe komunitetet jo shumicë 20 ulëse të rezervuara./kp/

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Brenda kasafortës më të pathyeshme në botë, ku super të pasurit mbajnë arin dhe diamantet e tyre – vetëm miliarderët mund të aplikojnë
Next Article Si reaguan pesë ekonomitë më të mëdha të botës ndaj tarifave të Trumpit?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?