By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deputetët e opozitës do t’u parashtrojnë pyetje kryeministrit dhe ministrave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deputetët e opozitës do t’u parashtrojnë pyetje kryeministrit dhe ministrave
Maqedoni

Deputetët e opozitës do t’u parashtrojnë pyetje kryeministrit dhe ministrave

admin
Last updated: 03/04/2025 08:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill – Në Kuvend sot është caktuar seanca e 41-të, së cilës do t’i paraprijnë pyetjet e opozitës, instrument i cili filloi me zbatimin e Rregullores së re, që u përputh me mandatin e deputetëve aktualë. Në dy orët e para, deputetët e opozitës do t’u parashtrojnë pyetje kryeministrit, ministrave dhe personave tjerë të emëruar dhe të zgjedhur.

Në rendin e ditës së seancës së 41-të janë ratifikimi i Protokollit për ndryshimin dhe plotësimin e Konventës për veprat penale dhe disa akte tjera të kryera në mjete fluturuese, të Protokollit për plotësimin e Konventës për luftimin errëmbimit të paligjshëm të mjeteve fluturuese, të Konventës për parandalimin e veprimeve të paligjshme në lidhje me aviacionin civil ndërkombëtare dhe të Protokollit fakultativ të konventës për të drejtat e fëmijëve për procedurën për parashtresa dhe të Konventës për vlerësimin e ndikimit mbi mjedisin jetësor në kontekstin tejkufitar të miratuar në Sofje më 27 shkurt 2001 dhe ndryshimit të dytë të Konventës për vlerësimin e ndikimit mbi mjedisin jetësor në kontekstin tejkufitar të miratuar në Cavtat më 4 qershor 2004.

Pritet Kuvendi ta miratojë Propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për infrastrukturën kombëtare të të dhënave hapësinore të Republikës së Maqedonisë së Veriut – në lexim të dytë. Deputetët do të diskutojnë edhe për ndryshimet në Ligjin për marrëdhëniet e punës dhe ligjin për rrugët publike, me procedurë të shkurtuar, si dhe për ndryshimet e Ligjit për sigurimin vullnetar pensional me financim kapital, të Ligjit për punësimin dhe punën e të huajve, të Ligjit për Këshillin evropian të punëtorëve, Ligjit për të dhënat në fushën e punës, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndërtime, Ligjit për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar, të përfitimit dhe lëndët e sekuestruara në procedurat penale dhe kundërvajtëse(*), propozim i ligjit për angazhimin e personave, propozim ligji për rehabilitimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, raportet vjetore për punën e Komisionit për mbikëqyrjen mbi zbatimin e masave për vëzhgimin e komunikimeve në vitin 2024 dhe për punën e Agjencisë operative-teknike për vitin 2024, të gjitha në lexim të parë.

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjendja e rrugëve
Next Article Debat publik me rastin e Javës së këmbësorëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?