By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deputetët miratuan disa ligje, diskutim i gjatë pas ndryshimeve të Ligjit për Inspektoratin e përdorimit të gjuhëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deputetët miratuan disa ligje, diskutim i gjatë pas ndryshimeve të Ligjit për Inspektoratin e përdorimit të gjuhëve
Maqedoni

Deputetët miratuan disa ligje, diskutim i gjatë pas ndryshimeve të Ligjit për Inspektoratin e përdorimit të gjuhëve

admin
Last updated: 14/05/2025 20:46
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 maj – Sot, gjatë seancës së 47-të kuvendore, deputetët miratuan disa ligje, me procedurë të shkurtuar. Gjatë seancës u diskutuan propozim-ndryshimet në Ligjin për Inspektoratin e përdorimit të gjuhëve, ku deputetët e BDI-së theksuan se këto ndryshime ligjore përmbajnë të dhëna që mund të kërcënojnë të drejtat e shqiptarëve dhe të ndryshojnë thelbin e Inspektoratit, ndërsa deputetët e shumicës qeveritare theksuan se ato kanë të bëjnë me harmonizimin me Ligjin për mbikëqyrjen inspektuese.

Në një fjalim procedural, deputetja Arbana Pasholli nga BDI përmendi se si grup parlamentar do të përdorin të gjitha format e mundshme për të bllokuar këtë zgjidhje ligjore.

Deputeti Boban Karapejovski nënvizoi se këto ndryshime ligjore nuk shfuqizojnë asnjë nga kompetencat e Inspektoratit, por përkundrazi kanë të bëjnë me harmonizimin e tyre me Ligjin për mbikëqyrjen inspektuese.

“Duke bllokuar miratimin e këtij Ligji, punonjësve po u bllokohet marrja e pagave të tyre. Harmonizime të tilla kemi edhe për Inspektoratin e Mjedisit Jetësor dhe i njëjti harmonizim aktualisht po kryhet edhe për Inspektoratin e gjuhës maqedonase. Asnjë Inspektorat nuk do të jetë një entitet i veçantë juridik, pse ky do të kishte një status të ndryshëm”, pyeti Karapejovski.

Sipas deputetit Ilir Hasani, nëse këto amendamente miratohen në Kuvend, ato do të jenë të paligjshme dhe për deputetin Sali Murati, këto ndryshime ligjore përmbajnë të dhëna që mund të kërcënojnë të drejtat e shqiptarëve.

“Ndryshimet ndryshojnë thelbin e Inspektoratit. Statusi i Inspektoratit si person juridik po fshihet dhe përgjegjësitë specifike të drejtorit po fshihen. Këto ndryshime nuk janë vetëm teknike, por ndikojnë edhe në kapacitetin e Inspektoratit”, theksoi Murati.

Në kuadër të seancës u miratua edhe Propozim-ligji për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për menaxhimin me pronën e konfiskuar, interesin pronësor dhe gjërat e sekuestruara në procedurë penale dhe kundërvajtëse, me procedurë të shkurtuar.

Deputeti Oliver Spasovski vlerësoi se ky është ndryshimi i dytë që bëhet brenda një kohe të shkurtër për këtë zgjidhje ligjore. Sipas tij, duhet të shqyrtohet një zgjidhje e re që nuk do të cenojë të drejtën e pronës.

“Kuvendi duhet ta marrë parasysh nëse duam një reformë serioze në lidhje me sekuestrimin e gjërave dhe pronës së caktuar të kësaj Agjencie. Kjo duhet të bëhet përmes një teksti të ri ligjor, i cili do të bazohet në Kushtetutë. Kjo zgjidhje është në kundërshtim me dispozitat e Kushtetutës dhe cenon drejtpërdrejt të drejtën e pronës”, tha Spasovski.

Gjatë kësaj seance, deputetët miratuan ndryshimet në Ligjin për transportin rrugor, Ligjin për orarin e punës së punëtorëve mobil në trafikun rrugor dhe pajisjet regjistruese në trafikun rrugor, Ligjin për varrezat dhe shërbimet funerale, Ligjin për ndërtim, Ligjin për Planifikim Urbanistik, Ligjin për transportin e materialeve të rrezikshme në trafikun rrugor dhe hekurudhor, Ligjin për pastërtinë publike dhe Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Siljanovska-Davkova sheh një mënyrë të mundshme për të kapërcyer bllokadën në një interpretim kreativ të Kornizës negociuese dhe kompetencës së Komisionit të Përzier
Next Article Rama: Për 30 ditë shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të na besojnë ne PS mandatin e katërt

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?