By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 1 000 protestues kundër kufizimeve për votuesit jashtë vendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Mbi 1 000 protestues kundër kufizimeve për votuesit jashtë vendit
Bota

Mbi 1 000 protestues kundër kufizimeve për votuesit jashtë vendit

admin
Last updated: 08/10/2026 12:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Beograd, 08 tetor, argument.mk/ – Protestuesit dolën dje në rrugët e kryeqytetit të Serbisë, Beograd, për të kundërshtuar kufizimet që po e bëjnë më të vështirë votimin e serbëve që jetojnë jashtë vendit, në prag të zgjedhjeve të rëndësishme parlamentare që do të zhvillohen më vonë këtë muaj.

Më shumë se 1 000 persona u mblodhën para Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (RIK).

Protestuesit kërkuan që komisioni të ndryshojë vendimet që vështirësojnë votimin për serbët që jetojnë jashtë Serbisë.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit do të përballin një lëvizje opozitare të udhëhequr nga studentët me partinë në pushtet, Partinë Përparimtare Serbe (SNS), të ish-presidentit Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç dhe SNS kanë dominuar politikën serbe që nga viti 2012.

Më shumë se 100 000 serbë që jetojnë jashtë vendit, janë regjistruar për të votuar në këto zgjedhje. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, në vitin 2023, ishin regjistruar rreth 40 000 serbë.

Komisioni zgjedhor ndryshoi në fillim të kësaj jave, vendet ku do të zhvillohet votimi jashtë Serbisë.

Këto qendra votimi ndodhen kryesisht në ambasadat dhe konsullatat serbe në vende të ndryshme.

Ndryshimi ka bërë që disa votues që jetojnë jashtë Serbisë, të udhëtojnë në distanca shumë më të mëdha për të votuar.

Për më tepër, rregullat e reja përcaktojnë që qendrat e votimit jashtë vendit duhet të funksionojnë sipas orarit të Serbisë, dhe jo sipas orës lokale të vendeve ku ata ndodhen.

Kjo do të thotë se disa serbë që jetojnë në vende me diferencë të madhe orare, si Australia, mund të detyrohen të votojnë gjatë natës, sipas orës lokale.

Komisioni zgjedhor, i cili dominohet nga persona të afërt me SNS-në, tha se këto ndryshime janë bërë në bazë të rekomandimeve të Ministrisë së Jashtme të Serbisë.

Aleksandar Vuçiç dha dorëheqjen nga posti i presidentit muajin e kaluar, në mënyrë që të drejtojë SNS-në, në zgjedhjet e ardhshme. Ai synon të bëhet kryeministër i Serbisë pas zgjedhjeve.

Lëvizja studentore e opozitës u krijua pas protestave mbarëkombëtare që nisën pas shembjes së një pjese të çatisë së një stacioni hekurudhor në Novi Sad, në nëntor 2024.

Nga shembja humbën jetën 16 persona. Kritikët e qeverisë e lidhën tragjedinë me neglizhencën e autoriteteve dhe korrupsionin.

Ngjarja shkaktoi muaj të tërë protestash masive në të gjithë Serbinë.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rubio: I shqetësuar se konflikti në Ukrainë mund të përhapet në vende të tjera
Next Article Deputetja Sllavjanka Petrovska mori pjesë në Seminarin e 109-të Ros-Rot
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?