By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deri në 3 muaj pritje për të marr pasaportën, qytetarët: Kemi mbetur si të burgosur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deri në 3 muaj pritje për të marr pasaportën, qytetarët: Kemi mbetur si të burgosur
Maqedoni

Deri në 3 muaj pritje për të marr pasaportën, qytetarët: Kemi mbetur si të burgosur

admin
Last updated: 25/03/2024 15:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 mars – Pritja dhe radhët për fotografim për dokumentet e udhëtimit është normalizuar, por jo edhe për marrjen e pasaportave në kohë. Qytetarët presin deri në tre muaj për të marrë pasaportat.

“Për pasaportë isha, në mënyrë të rregullt u fotografova me 16 janar dhe ja sot e mora. U deshtë të udhëtoj për 8 mars por asgjë, nuk e mora pasaportën dhe dështoi. Të burgosur jemi, nuk kam pasaportë, nuk mund të dal nga shteti, tani mundeni vetëm në Serbi dhe Shqipëri, tani që e kam pasaportën mund të shkoj gjithkund por për 8 mars, pagova në agjenci, dështoi gjithçka sepse udhëtohej nga Greqia deri në Turqi dhe më mbeti peng që nuk shkova me shoqet”, tha një qytetare.

“Dy muaj prita dhe sot e mora, në janar prita në kolonë në “Prolet” nga ora 5:00 e mëngjesit deri në 9:00 dhe përfundova punë ndërsa tani ka rend më mirë është.
Por përsëri është kohë e gjatë pritja dy muaj apo?
Po e gjatë është.
A u duhej për udhëtim këto dy muaj?
Po kishim plan të udhëtojmë por asgjë, do të mbetet në shtator, tani jemi të lumtur por shumë pritet”, u shpreh një qytetar.

Për të evituar pritjen e gjatë për pranim të pasaportave, qytetarët në të shumtën e rasteve zgjedhin mënyrën e përshpejtuar për pasaportë edhe pse kushton më shtrenjtë se procedura e rregullt.

“Perse në mënyrë të përshpejtuar?
Sepse me duhej që të udhëtoj pasi erdha nga Gjermania dhe atje në ambasadë mora letër udhëtimi atje pasi nga 12 shkurti pasaporta ishte e pa vlefshme dhe duhet shpejtë që të mund të kthehem, sa kohë pritet për pranim? Nuk e di, sot u fotografova dhe më thanë pas datës 12“, tha një tjetër qytetar.

“E shoh që i paskeni marrë pasaportat?
Po,
Sa kohë pritet?
U deshtë para dy javësh ta marr por nuk isha këtu, ishte në mënyrë të përshpejtuar.
A duhet të udhëtoni?
Po udhëtoj ndonjëherë”, theksoi një qytetar.

“Pasaportë a keni?

Po kam por nuk ka afat, duhet të nxjerr por pres që të kalojnë rrëmujat sepse nuk e kam ndërmend të udhëtoj jashtë shtetit”, u shpreh një qytetare.

Nga MPB nuk tregojnë arsyet për vonesat, por thonë se deri tani janë dorëzuar rreth 1 milion e 433 mijë pasaporta me emrin e ri të shtetit. /Alsat.mk

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zejd Rexhepi: Gjurmët e Frontit Europian do të shkruhen thellë në histori
Next Article Zgjedhjet e 8 majit: Shqiptarët me dy blloqe evropiane që akuzojnë njëri-tjetrin për pozita proruse!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?