By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deri vitin 2030 grante prej 5.000 deri 300.000 euro për transformim të gjelbër të kompanive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deri vitin 2030 grante prej 5.000 deri 300.000 euro për transformim të gjelbër të kompanive
Maqedoni

Deri vitin 2030 grante prej 5.000 deri 300.000 euro për transformim të gjelbër të kompanive

admin
Last updated: 04/02/2026 13:36
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 shkurt – Grante prej 5.000 deri 300.000 euro për transformim të gjelbër të kompanive, parashikon projekti, të cilin në katër vitet e ardhshme do ta realizojë Agjencia për inovacione, zhvillim shkencoro-teknologjik dhe sipërmarrësi (INOVA). Projekti “me peshë” 25 milionë euro, do të zbatohet në periudhën 2026-2030 dhe me të pritet të përkrahen të paktën 300 ndërmarrje të vogla, mikro dhe të mesme.

Skema e granteve do të jetë gjithsej 22 milionë euro, ndërsa kompanitë, varësisht nga instrumenti, do të duhet të marrin pjesë me 20-50 për qind financim të tyre.

Thirrjet e para do të shpallen nga mesi i vitit 2026, ndërsa do të realizohet edhe info-karvan në bashkëpunim me komunat, odat ekonomike, qendrat rajonale dhe shoqatat e sektoreve që përkrahja të arrijë tek kompanitë.

Siç u tha sot në ngjarjen me rastin e fillimit zyrtar të projektit “Skema e granteve për mbështetjen e ndërmarrjeve për operacione të gjelbra”, varësisht nga madhësia dhe nevojat e kompanive, do të aplikohen disa instrumente financiare – përmes thirrjeve publike, kompanitë do të jenë në gjendje të aplikojnë për mbështetje teknike dhe këshilldhënëse, për standardizim dhe për mbështetje financiare për prokurimin e pajisjeve, teknologjive dhe zhvillimin e produkteve të reja.

Sipas drejtoreshës së INOVA-s, Daniella Dimovska, sot fillon transformimi i rëndësishëm i ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, ndërsa INOVA do ta udhëheqë ndryshimin jo si administratë, por si biznes partner i vërtetë.

“Kjo skemë grantesh u krijua për ju, kjo është një mundësi për të investuar me mbështetje, ky është shans për t’u përgatitur sot për kërkesat e reja të tregut, për të qenë bashkëkohorë, konkurrues, të gjelbër dhe të barabartë në tregun evropian. Maqedonia mundet, di dhe duhet të ecë përpara, e qëndrueshme dhe e guximshme. Tani është koha për veprim të gjelbër”, i porositi drejtoresha kompanitë.

Në fjalimin e saj, Dimovska theksoi se grantet janë të dedikuara për kompanitë që investojnë në zgjidhje të qëndrueshme, ekologjike dhe inovative.

“Ambicja jonë është të krijojmë një gjeneratë të re të kompanive, të cilat jo vetëm se do të ndjekin standardet evropiane, por do të jenë një hap përpara tyre. Ne po ndërtojmë një koncept të liderëve të gjelbër – kompani që tregojnë se tranzicioni i gjelbër nuk është harxhim, por investim në të ardhmen. Paralelisht, po krijojmë një qendër njohurish, si një platformë të gjallë për ndarjen e përvojave, praktikave dhe mësimeve, ndërsa efektet janë të qarta – kompani të qëndrueshme dhe efikase, harxhime më të ulëta, konkurrueshmëri më e madhe, vende të reja të gjelbra pune dhe ekonomi që rritet pa rrezikuar të ardhmen e gjeneratave të ardhshme”, nënvizoi Dimovska.

Projekti, shtoi ajo, kontribuon drejtpërdrejt për “grin dill” evropian dhe Agjendën e gjelbër të Ballkanit Perëndimor.

Nga 25 milionë euro sa është vlera e projektit, 18 milionë janë mbështetje nga BE-ja, ndërsa shtatë milionë euro nga fondet buxhetore.

Në ngjarjen ka marrë pjesë dhe mbajti fjalim edhe kryeministri Hristijan Mickoski. 

You Might Also Like

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit

Kryetari i Shqipërisë thërret për respektimin e shqipes në Maqedoni të Veriut dhe përfaqësim adekuat të shqiptarëve në sektorin publik

Delovska: Refuzova të punoja një rast ku një person për borxh prej 200 denarësh duhej të paguante rreth 30,000 denarë

Besim Hoda paralajmëron parti te re politike

Prishet konkursi për drejtorin e AKE-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Skandal tronditës: 80 përqind e vajzave të mitura viktima të rrjetit të Epstein dyshohet se vinin nga Ballkani
Next Article Gashi në Washington: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit
Maqedoni
Bill Clinton dëshmon para Kongresit: Nuk pashë asgjë të gabuar në takimet me Epstein
Bota
Meksi: Demokracia matet nga shembulli që jepet kur pushteti vihet në provë
Shqipëri
Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?