By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gashi në Washington: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gashi në Washington: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor
Maqedoni

Gashi në Washington: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

admin
Last updated: 04/02/2026 13:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 shkurt  – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, po qëndron për vizitë pune në Uashington, SHBA, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të institucioneve amerikane dhe organizatave ndërkombëtare, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit ndërparlamentar.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Gashi zhvilloi takim me anëtaren e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Claudia Tenney, bashkëkryetare e Grupit Parlamentar për Maqedoninë e Veriut në Kongres.

“Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për partneritetin strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, të bazuar në vlera të përbashkëta demokratike, si dhe për rëndësinë e rolit të Kongresit amerikan në zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit. Kryetari Gashi theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s, duke nënvizuar njëkohësisht rëndësinë e lidershipit amerikan në ruajtjen e sigurisë euroatlantike, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor”.

“Në vazhdën e vizitës, Kryetari i Kuvendit zhvilloi takime edhe me drejtues të organizatave ndërkombëtare që prej vitesh mbështesin proceset demokratike dhe zhvillimin institucional të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, respektivisht në IRI dhe NDI”.

“Në takimin me z. Daniel Twining, Kryetar i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), dhe z. Stephen Nix, Drejtor për Evropën dhe Euroazinë, u diskutua bashkëpunimi i deritanishëm, dhe dialogu strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve. Po ashtu, në një takim me znj. Tamara Wittes, Kryetare e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), z. Scott Bates, Drejtor Rajonal për Evropën dhe Azinë, u diskutuam për vlerën e bashkëpunimit afatgjatë ndërmjet Kuvendit dhe NDI-së”.

“Gashi shprehu mirënjohje për projektet në forcimin e pavarësisë dhe kapaciteteve parlamentare, digjitalizimin, transparencën dhe afrimin e Kuvendit me qytetarët, përfshirë Programit për Mbështetje Parlamentare, i cili ndër vite ka dhënë rezultate të prekshme”, thuhet në njoftim.

Më tej theksohet se në të gjitha takimet, Gashi vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve amerikanë për avancimin e standardeve demokratike, duke riafirmuar gatishmërinë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në funksion të forcimit të demokracisë, stabilitetit dhe përfaqësimit më të mirë të qytetarëve.

You Might Also Like

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit

Kryetari i Shqipërisë thërret për respektimin e shqipes në Maqedoni të Veriut dhe përfaqësim adekuat të shqiptarëve në sektorin publik

Delovska: Refuzova të punoja një rast ku një person për borxh prej 200 denarësh duhej të paguante rreth 30,000 denarë

Besim Hoda paralajmëron parti te re politike

Prishet konkursi për drejtorin e AKE-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Deri vitin 2030 grante prej 5.000 deri 300.000 euro për transformim të gjelbër të kompanive
Next Article Vendimi i Hansi Flick në lidhje me Rashford

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ka 2,5 milionë lëndë aktive te përmbaruesit
Maqedoni
Bill Clinton dëshmon para Kongresit: Nuk pashë asgjë të gabuar në takimet me Epstein
Bota
Meksi: Demokracia matet nga shembulli që jepet kur pushteti vihet në provë
Shqipëri
Babai i Selin bën reagimin e papritur, çfarë shkruhej në dron: Gimbo dhe Greta…
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?