By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dështon edhe seanca për gazin lotsjellës në Kuvend, mungojnë tre të akuzuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dështon edhe seanca për gazin lotsjellës në Kuvend, mungojnë tre të akuzuar
Maqedoni

Dështon edhe seanca për gazin lotsjellës në Kuvend, mungojnë tre të akuzuar

Lina Muslija
Last updated: 23/06/2025 22:17
By Lina Muslija 3 Min Read
Share
SHARE

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka marrë pjesë edhe në një seancë, por që u zhvillua në Pallatin e Drejtësisë. Por edhe ajo dështoi, në mungesë të tre të akuzuarve të tjerë në këtë rast. Haxhiu, bashkë me Donika Kadaj-Bujupin, Pal Lekajn dhe Besa Baftiun, akuzohen për gazin lotsjellës në Kuvend, vepër që dyshohet të jetë kryer gati 1 dekadë më parë, dhe po e mbërrin parashkrimin

Një tjetër seancë e dështuar, por këtë herë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Mes të akuzuarve, është edhe Albulena Haxhiu, që bashkë me Pal Lekajn, Donika Kadaj-Bujupin dhe Besa Baftiu, akuzohen për posedim të bombolave të gazit lotsjellës, që dyshohet se e kishin në shkurt të vitit 2016.

Por, përveç Haxhiut e Kadaj-Bujupit, në seancë munguan dy të akuzuarit e tjerë, çka edhe pamundësoi mbajtjen e saj.

Duke i arsyetuar veprimet si politike, kundër demarkacionit e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Haxhiu,  u shpreh kritike për ecurinë e rastit.

“…. Është komplet e pakuptimtë edhe kjo zvarritje, por po ashtu ne akuzohemi për mbajtje në pronësi, thua se çfarë krimi kemi bërë. Ato kanë qenë veprime politike për të ndalq demarkacionin Malin e Zi dhe po ashtu në shenjë kundërshtimi për Zajednicën. Por, natyrisht do të jem këtu derisa të përmbyllet ky proces”, deklaroi Albulena Haxhiu – e akuzuar.

Haxhiu, u pyet edhe për reagimin eventual nga ata si parti në pushte, nëse partitë deri dje në opozitë do të përdornin mjetet të ngjashme kundërshtimi.

“E kam thënë disa herë se në qoftë se qeveria jonë do të bënte veprime kundër shtetit të Kosovës, kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës, natyrisht që veprimet opozitare janë të domosdoshme, përfshirë këtu edhe gazin lotsjellës, por nuk besoj asnjëherë që me qeverinë tonë, kryeministrin, Albin Kurti do të ketë marrëveshje të dëmshme për vendin. Prandaj, edhe s’do të ketë nevojë opozita për masa, veprime të tilla”, vijoi Albulena Haxhiu – e akuzuar.

Musa Damati, avokati i Pal Lekajt, tha se tani ish-deputeti i AAK-së, ishte jasht shtetit, për shkak të angazhimeve personale.

“…Mendoj, se ky rast tashmë është rast maratonik për arsyeje se deri në fund të këtij viti arrin një dekadë prej kur dyshohet se është kryer vepra penale. Kjo çështje tashmë është duke shkuar drejt parashkrimit absolut…”, deklaroi Musa Damati – avokat i Pal Lekajt

Seanca e radhës në këtë rast, është caktuar më 2 shtator. Sipas prokurorisë, të akuzuarit , më 19 shkurt të vitit 2016, derisa po ktheheshin nga pauza, gjatë kontrollit nga punëtorët e sigurimit në hollin e Kuvendit, kishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombolë të gazit lotsjellës.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kusari-Lila: S’do të garoj personalisht në zgjedhjet lokale, si Alternativë do garojmë vetëm
Next Article Lladrovci pret që Kryetari Krasniqi dhe PDK ta zyrtarizojnë kandidaturën e tij në Drenas

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?