By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dhuna mes fëmijëve, ekspertët kërkojnë ndërgjegjësim shoqëror- institucional
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dhuna mes fëmijëve, ekspertët kërkojnë ndërgjegjësim shoqëror- institucional
MaqedoniTOP LAJM

Dhuna mes fëmijëve, ekspertët kërkojnë ndërgjegjësim shoqëror- institucional

admin
Last updated: 20/07/2026 19:27
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 korrik Zhurnal.mk – Dhuna mes bashkëmoshatarëve nuk lë pasoja vetëm në momentin kur ndodh. Efektet psikologjike mund të zgjasin me vite, sidomos kur incidentet regjistrohen dhe shpërndahen në rrjetet sociale. Sipas ekspertëve, viktima përballet çdo ditë me të njëjtën ngjarje, duke e rikujtuar vazhdimisht përmes pamjeve që qarkullojnë në internet. Kjo jo vetëm që e thellon traumën, por e bën edhe më të vështirë rikthimin në jetën e përditshme.

Ekspertët thonë se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dhunës krijon ndjenja të forta turpi dhe izolimi. Në raste të caktuara, pasojat mund të jenë aq të rënda, sa të shfaqen edhe mendime suicidale.

“Një situatë e tillë vetëm sa e thellon traumën. Shpeshherë kjo gjë çon edhe deri te rreziku potencial për mendime suicidale te individi, për shkak se personi, kur ekspozohet përmes videoincizimeve ndaj dhunës, përjeton turp, mbyllet në vetvete dhe izolohet edhe nga familjarët e vet. Ai fillon të jetojë me konceptin se bota dhe shoqëria janë kundër tij dhe se të gjithë duan ta shtypin. Të jetosh çdo ditë, çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje duke e hapur dhe mbyllur ditën me këtë mesazh, është e tmerrshme.”, – deklaroi psikologu, Epiriot Ferati.

Përtej pasojave te viktima, ekspertët që punojnë çdo ditë me fëmijët thonë se edhe sjellja e dhunuesve ka nevojë për trajtim profesional. Shumë prej tyre dhunuesve nuk e kuptojnë dhimbjen që ia shkaktojnë tjetrit.

“Këta persona dhunues, situatën dhunuese e kuptojnë në formë racionale, por u mungon zhvillimi i eupatisë. Nuk janë në gjendje të kuptojnë se çfarë përjeton tjetri dhe që po e lëndojnë atë. Thjesht reagojnë në mënyrë impulsive.”, – theksoi defektologia, Ajla Bilalli.

Përveç punës me fëmijët, sfidë mbetet edhe përfshirja e familjeve në trajtimin e rasteve të dhunës. Sipas profesionistëve, bashkëpunimi me prindërit nuk është gjithmonë në nivelin e duhur, ndërsa mungesa e reagimit e bën më të vështirë parandalimin e rasteve të reja. Ata theksojnë se përgjegjësia duhet të ndahet mes familjes, shkollës dhe institucioneve, pasi vetëm një qasje e koordinuar mund të japë rezultate.

“Nuk ka vetëdijesim as të prindërve, as të shoqërisë, e ajo që mua më pengon më së shumti është se kemi mungesë të vetëdijesimit institucional.”, – u shpreh psikologu, Epiriot Ferati.

“Ka dhe prindër të tillë fatkeqësisht që nuk janë të interesuar, e këta fëmijë ndjehen të anashkaluar në një farë forme. Tentojmë t’i kontaktojmë, por nuk e marrin përgjegjësinë për veprimet e fëmijëve të tyre. Por, ne e kemi obligim ligjor dhe profesional që pavarësisht interesit të prindit nxënësit t’ia japim mbështetjen e duhur për të cilën ka nevojë.”, – theksoi defektologjia, Ajla Bilalli.

Ekspertët apelojnë që dhuna mes bashkëmoshatarëve të mos trajtohet si një zënkë e zakonshme mes fëmijëve, por si një problem që lë pasoja afatgjata në shëndetin mendor dhe zhvillimin e tyre. Ata theksojnë se vetëm përmes reagimit në kohë, bashkëpunimit mes familjes, shkollës dhe institucioneve, si dhe edukimit të fëmijëve për respekt, empati dhe përgjegjësi, mund të parandalohet që dhuna të bëhet pjesë e përditshmërisë në shkolla.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndalohen dy shkupjanë, dyshohen për sulm seksual dhe përdhunimin e një 32-vjeçareje nga Serbia
Next Article Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?