By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dimitrieska-Koçoska: Ribalanci konfirmon angazhimet tona për stabilitet ekonomik, zhvillim dhe menaxhim të përgjegjshëm të financave publike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dimitrieska-Koçoska: Ribalanci konfirmon angazhimet tona për stabilitet ekonomik, zhvillim dhe menaxhim të përgjegjshëm të financave publike
Maqedoni

Dimitrieska-Koçoska: Ribalanci konfirmon angazhimet tona për stabilitet ekonomik, zhvillim dhe menaxhim të përgjegjshëm të financave publike

admin
Last updated: 22/07/2025 15:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 korrik – Ministria e Financave njofton se nga dita e sotme, në rendin e ditës së seancës plenare është Ribalanci i propozuar i Buxhetit për vitin 2025, me të cilin sigurohen më shumë mjete për investime në nivel qendror dhe lokal, përkrahje ndaj sektorit privat për investime të reja dhe për krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe për pagesën e sigurt dhe të rregullt të pagave, pensioneve dhe kompensimeve sociale.

Në paraqitjen e ministres së Financave Gordana Dimitrievska-Koçoska, lidhur me ribalancin e propozuar theksohet se aspekti kryesor sa i përket këtyre ndryshimeve është se këto mjete sigurohen pa përpjekje dhe huamarrje shtesë, respektivisht deficiti buxhetor mbetet i pandryshuar dhe vijon të jetë në nivel të njëjtë si në vlerë absolute ashtu edhe si përqindje e PBB-së.

“Sot, para Kuvendit dhe të gjithë publikut, prezantoj Ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2025, i cili ruan politikat tona themelore për stabilitet makroekonomik, zhvillim dhe konsolidim fiskal. Dokument ky që konfirmon angazhimet tona për stabilitet ekonomik, zhvillim dhe menaxhim të përgjegjshëm të financave publike dhe paraqet vazhdimin e orientimit që tashmë po jep rezultate dhe këto janë trendet pozitive në ekonomi”, theksoi ministrja.

Sipas ministres, ribalanci i propozuar paraqet konfirmim për punën në mënyrë ekonomike të Qeverisë.

“Po servisojmë detyrimet e vjetra, borxhet e vjetra jashtë vendit, sigurojmë rritjen e pagave, pensioneve, përkrahjen e ekonomisë dhe njëkohësisht kemi ulje të deficitit buxhetor krahasuar me vitin e kaluar dhe nga përkushtimi i tillë nuk heqim dorë, as unë si ministre e Financave dhe as Ministria e Financave si institucion”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Ajo potencoi se me këtë ribalanc sigurohen më shumë mjete financiare edhe për projektet që kanë dinamikë të përshpejtuar të cilat sjellim zhvillim dhe se po shfrytëzojmë mjetet nga vitet e kaluara që gjenden në llogari të posaçme.

Siç theksoi ministrja, me anë të këtij ribalanci, projeksioni i rritjes mbetet i pandryshuar në nivel prej 3.7% dhe ai bazohet në arritjet e deritashme, ndërsa bartësi kryesor pritet që të jenë investimet bruto.
Shpenzimet kapitale janë projektuar në vlerë prej 47.4 miliardë denarësh, që paraqet 11.7% të shpenzimeve buxhetore të përgjithshme dhe 4.6% të PBB-së.

Debati mbi Ribalancin e propozuar të Buxhetit për vitin 2025 në Kuvend, sipas Rregullores zgjat deri në 5 ditë.

 

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kërcënimet e Vuçiqit, përgjigjet drejtori i policisë: Jemi të përgatitur për çdo skenar
Next Article E Majta do të paqesë nismë për shkarkimin e kryetares së KSHPK-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?