By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dimitrieska-Koçoska: Të punojmë që ta tejkalojmë projeksionin e Bankës Botërore për ekonominë e Maqedonisë së Veriut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dimitrieska-Koçoska: Të punojmë që ta tejkalojmë projeksionin e Bankës Botërore për ekonominë e Maqedonisë së Veriut
Maqedoni

Dimitrieska-Koçoska: Të punojmë që ta tejkalojmë projeksionin e Bankës Botërore për ekonominë e Maqedonisë së Veriut

admin
Last updated: 25/10/2024 21:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 tetor – Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska thotë se janë legjitime projeksionet për ekonominë e Maqedonisë së Veriut nga Banka Botërore sepse në të kaluarën kemi pasur shkallë shumë të ulët të rritjes së BPV-së dhe shton se duhet të tregojmë se po angazhohemi për BB që t’i korrigjojë projeksionet e saj. Ajo siguron se shteti do të arrijë nivelin e planifikuar të rritjes ekonomike prej 2.1 për qind deri në fund të vitit dhe është optimiste se mund të tejkalohet.

Gjatë pjesëmarrjes në Takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), në intervistën për TV Sitel, ministrja ka thënë se pritshmëritë për rritje i bazon në zhvillimin e punimeve në Korridoret 8 dhe 10, projektet infrastrukturore të komunave me mbështetjen financiare të qeverisë…

“Ne projeksionin tonë e thamë me ribalancin e buxhetit dhe është 2.1 për qind dhe mbetemi në këtë, jam edhe më shumë optimiste të them se ndoshta në fund do të jemi mbi 2.1 për qind rritje të BPV-së. Këtë e bazojmë në faktin se të gjitha institucionet janë duke punuar dhe nëse për dikë është kontestuese se në Korridorin 8 dhe Korridorin 10d nuk punohet në periudhën e kaluar, të paktën jam në komunikim të vazhdueshëm me ministrin e Transportit, ai është duke punuar aktivisht dhe këtu tashmë kemi realizim, kemi lëvizje. Projektet infrastrukturore të komunave, poashtu thirrja është vazhduar me qëllim të përfshihen më shumë komuna, por edhe ai do të fillojë të realizohet dhe mendoj se si rezultat i kësaj do të ketë rritje”, ka thënë Dimitrieska- Koçoska.

Ajo madje ka thënë se çdo nivel më i lartë i rritjes së BPV-së në periudhë afatmesme, do ta ulë borxhin publik.

“Nëse bëhet fjalë për huamarrje që do të nënkuptojë se paratë do të investohen dhe do t’i shtojnë vlerë ekonomisë, atëherë në afatshkurtër do të keni një nivel më të lartë të borxhit publik, por në afatmesëm kur do të të kemi rritje më të madhe të ekonomisë edhe atëherë pritet ulje e borxhit publik. Duke marrë parasysh huamarrjet e fundit të mëdha që kemi bërë si Qeveri është për projekte infrastrukturore, projekte për komunat, mbështetje të ekonomisë…, pres që në periudhë afatmesëm edhe për vitin 2025, kemi projeksione mbi 3.5 për qind, pra 3.7 për qind rritje të BPV-së dhe tani parë në aspekt të ekonomisë globale dhe asaj që po ndodh në Gjermani dhe politikave të qeverisë që për qëllim kanë investimet, jo konsumin, tregojnë se do të arrijmë atë nivel të rritjes që është planifikuar dhe çdo nivel më i lartë i rritjes së BPV-së në afatmesëm do të krijojë ulje të borxhit publik”, ka thënë Dimitrieska-Koçoska.

You Might Also Like

Festa e maturës në Tetovë, MPB: Mos pini alkool dhe mos vozisni pa patentë

Drejtori i Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale, Eljesa Neziri, merr pjesë në takimin vjetor “INTA 2025” në SHBA

Monstra/ Raufi: Të rishqyrtohet rasti

Matura shtetërore, rreth 15 mijë maturantë do t’u nënshtrohen provimeve

BDI reagon ndaj fjalimit të Mickoskit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ushtria izraelite bastis Spitalin Kamal Adwan në Gaza, merr në pyetje drejtorin
Next Article Berisha mesazh të koduar Lefter Kokës: Të keqpërdorën, por e di vetë ti, ngrihu në lartësinë e guximit njerëzor dhe…

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tërmet i fortë në Greqi
Bota
Nëntë fëmijë në Kosovë infektohen me fruth pasi nuk u vaksinuan
Kosovë
Festa e maturës në Tetovë, MPB: Mos pini alkool dhe mos vozisni pa patentë
Maqedoni
Drejtori i Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale, Eljesa Neziri, merr pjesë në takimin vjetor “INTA 2025” në SHBA
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?