By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dimitrieska-Koçoska: U injektuan edhe 41.2 milionë euro në ekonominë vendore, u pagua transheja e tretë e huasë hungareze e destinuar për kompanitë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dimitrieska-Koçoska: U injektuan edhe 41.2 milionë euro në ekonominë vendore, u pagua transheja e tretë e huasë hungareze e destinuar për kompanitë
Maqedoni

Dimitrieska-Koçoska: U injektuan edhe 41.2 milionë euro në ekonominë vendore, u pagua transheja e tretë e huasë hungareze e destinuar për kompanitë

admin
Last updated: 14/05/2025 18:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 maj – Sot, Ministria e Financave transferoi transhenë prej 2.5 miliardë denarësh nga buxheti qendror për përkrahjen e kompanive vendore. Mjetet destinohen në Bankën Zhvillimore, nga ku transferohen në bankat afariste, përmes të cilave mjetet nga kjo linjë kreditore u shpërndahen shfrytëzuesve të fundit, respektivisht kompanive.

“Sot, po injektojmë edhe 41.2 milionë euro në ekonominë vendore. Me këto mjete, së bashku me dy transhetë e tjera, tashmë të paguara me vlerë të përgjithshme prej 84.54 milionë eurove, nxisim aktivitete të konsiderueshme të investimeve në kompanitë vendore dhe ekonominë vendore. Kjo është një vlerë e përgjithsme prej 125.7 milionë eurove, mjete këto që Qeveria po injekton drejtpërdrejt në ekonominë vendore. Këto janë projekte që do të japin input të rëndësishëm në rritjen ekonomike dhe paraqesin një sinjal ose hap drejt arritjes së projeksioneve prej 3.7%”, thotë ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Kjo është transheja e tretë që transferohet nga Buxheti te Banka Zhvillimore për përkrahjen e projekteve të kompanive vendore, mjete këto që Qeveria i siguroi nga huaja hungareze. Deri më tani, u transferuan gjithsej 125.7 milionë euro në tri transhe.

Kompanitë kanë në dispozicion mjete në vlerë të përgjithshme prej 250 milionë eurosh, të cilat u planifikuan në Buxhetin e vitit 2025, për përkrahjen e projekteve të tyre, me ç’rast ato mund të parashtrojnë kërkesë te bankat afariste përmes të cilave zbatohet kjo masë qeveritare për përkrahjen e ekonomisë vendore.

Mjetet u shpërdahen kompanive me kushte ekskluzivisht të favorshme, me periudhë shlyerjeje deri në 15 vjet, duke përfshirë periudhën grejs deri në 3 vjet dhe normën e interesit prej 1.95%, si dhe pa kompensim për aprovimin dhe menaxhimin e tyre.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shtëpitë botuese, pjesërisht të kënaqura me numrin e vizitorëve në Panairin e Librit 2025
Next Article Rikthehet “Goca dhe Gra”, 2 nga 5 moderatoret janë ish-banore të BBVA4

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?