By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dita e tretë e debatit të amendamentit në Komisionin për financim dhe buxhet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dita e tretë e debatit të amendamentit në Komisionin për financim dhe buxhet
Maqedoni

Dita e tretë e debatit të amendamentit në Komisionin për financim dhe buxhet

admin
Last updated: 31/07/2024 08:20
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 korrik – Dita e tretë e debatit të amendamentit në Komisionin për financim dhe buxhet për ribalancin e Buxhetit për vitin 2024. Konform Rregullores, debati i amendamentit duhet të përfundojë për gjashtë ditë. Për ribalancin e Buxhetit janë parashtruar 58 amendamente, por gjatë debatit një pjesë e tyre janë tërhequr nga propozuesit.

Komisioni deri më tani nuk ka pranuar asnjë amendament të ri.

Gjatë ditës së djeshme Komisioni për financim dhe buxhet nuk pranoi gjashtë amendamentet e parashtruara nga Fronti Evropian, të cilat i referoheshin rregullimit të shtretërve të lumenjve.

Zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski ka sqaruar se mjetet për këtë qëllim janë siguruar nga Banka Evropiane për Investime me vendim të nënshkruar nga Artan Grubi, të miratuar më 7 gusht të vitit 2023.

Për të njëjtën arsye, nuk është pranuar edhe amendamenti i Monika Zajkovës nga PLD-ja, i cili ka të bëjë me rregullimin e shtratit të lumit në Komunën e Zelenikovës.

Paraprakisht, disa amendamente të parashtruara nga LSDM-ja nuk ishin pranuar, përfshirë edhe atë për shpërblimin e zjarrfikësve, policëve dhe ushtarëve për shuarjen e zjarreve, si dhe për rritjen e pagave të zjarrfikësve.

Siç theksoi zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski, është duke u përgatitur një ligj i ri për zjarrfikësit me të cilin do t’i rregullojë këto çështje, megjithatë nuk ka mjete të mjaftueshme në buxhet dhe ribalanci bëhet vetëm për shërbimin e obligimeve deri në fund të vitit për shkak të parashikimeve të këqija dhe shpenzimeve joreale nga Qeveria e mëparshme.

Janë refuzuar edhe tre amendamentet e parashtruara nga Sali Murati nga Fronti Evropian.

Ndryshe, të ardhurat e përgjithshme në ribalancin e buxhetit janë planifikuar në 318,2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 362,8 miliardë denarë. Rritja e BPV-së është projektuar në 2,1 për qind, inflacioni në nivel prej 3,5 për qind, ndërsa deficiti buxhetor në 4,9 për qind.

Gjatë miratimit të ribalancimit të buxhetit nga Qeveria, me propozim të Ministrisë së Financave janë miratuar disa konkluzione. Ndër to, që shfrytëzuesit buxhetorë me rastin e lidhjes së marrëveshjeve kolektive të kenë parasysh mjetet buxhetore të miratuara dhe të mos ndërmarrin detyrime për të cilat nuk kanë siguruar mjete në buxhet për vitin aktual, si dhe ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore të kërkojnë mendim nga Ministria e Financave. Ndaj kësaj kanë reaguar nga sindikata e AOGJSH-së, nga ku kanë pyetur nëse është në horizont pezullimi i kontratave kolektive.

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së pret që ribalancimi i Buxhetit të miratohet në javën e dytë të gushtit.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zbulohet shkaku i vdekjes së ish-të dashurës së Balotellit, Tabby Brown
Next Article Në ndërprerje aksi rrugor f. Piravë – f. Josivo, në Vallandovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?