By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Doganat thellojnë bashkëpunimin me BE-në për modernizimin e sistemeve të kontrollit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Doganat thellojnë bashkëpunimin me BE-në për modernizimin e sistemeve të kontrollit
Shqipëri

Doganat thellojnë bashkëpunimin me BE-në për modernizimin e sistemeve të kontrollit

admin
Last updated: 02/10/2026 12:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 02 tetor, argument.mk/ – Reforma doganore dhe përafrimi i administratës shqiptare me standardet e Bashkimit Europian po vijojnë me fokus te modernizimi i sistemeve, forcimi i kontrolleve dhe rritja e kapaciteteve profesionale.

Në këtë kuadër, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi në Bruksel një seri takimesh me drejtues të lartë të DG TAXUD në Komisionin Europian, ku u diskutua progresi i Shqipërisë në fushën doganore dhe hapat e ardhshëm në funksion të procesit të integrimit europian.

Gjatë takimit me Drejtorin e Përgjithshëm për Taksat dhe Doganat në Komisionin Europian, Gerassimos Thomas, Beja prezantoi ecurinë e reformave dhe prioritetet e administratës doganore shqiptare. Diskutime u zhvilluan edhe me Philippe Duponteil, Drejtor i Shërbimeve Digjitale për Politikat Doganore dhe Taksat, dhe Matthias Petschke, Drejtor për Doganat në DG TAXUD.

Një nga çështjet kryesore të trajtuara ishte drafti i ri i Kodit Doganor, i cili ndodhet në konsultim publik. Paralelisht, Shqipëria ka nisur zbatimin e strategjisë për zhvillimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit, me synim përafrimin e tyre me standardet dhe kërkesat europiane.

Në takime u diskutua edhe forcimi i analizës së riskut në kontrollet doganore, zgjerimi i kontrolleve aposteriore dhe masat për rritjen e sigurisë së tregut, krahas investimit në kapacitetet profesionale të administratës.

Drejtuesit e DG TAXUD vlerësuan progresin e arritur nga Doganat Shqiptare dhe theksuan rëndësinë e vijimit të reformave në kuadër të përgatitjeve të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Bashkëpunimi me institucionet europiane synon të mbështesë një administratë doganore më moderne, të digjitalizuar dhe të harmonizuar me praktikat e BE-së, duke kontribuar në lehtësimin e proceseve dhe forcimin e kontrollit dhe sigurisë në kufijtë e vendit.

You Might Also Like

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Kryeministria i bashkohet fushatës së dhurimit të gjakut

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Turpi nuk u përket grave, por atyre që i filmuan”, Luarasi reagon pas publikimit të videove intime: Shpërndarja s’është gazetari, por dhunë
Next Article FA thotë se do të ndërmarrë veprime kur të jetë e përshtatshme pas vendimit për Man Cityn
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?