By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dosja e Çopjave të Elbasanit, zbardhen plane për atentate dhe vendosje tritoli në Drejtorinë e Policisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Dosja e Çopjave të Elbasanit, zbardhen plane për atentate dhe vendosje tritoli në Drejtorinë e Policisë
Shqipëri

Dosja e Çopjave të Elbasanit, zbardhen plane për atentate dhe vendosje tritoli në Drejtorinë e Policisë

admin
Last updated: 02/09/2024 19:06
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Goditja e grupit kriminal “Çopja” nga Prokuroria e Posaçme SPAK dhe zbardhja e komunikimeve të anëtarëve të bandës në aplikacionin SKY ECC, ka zbuluar plane për atentate të tjera që do të trondisnin vendin.

Planifikuan të vendosnin tritol në policinë e Elbasanit dhe të shpërthenin eksploziv që do të montohej në disa me dronë, në të dyja rastet, për të vrarë Erion Alibej, ky i fundit sot bashkëpunëtor i drejtësisë.

Në shtator të vitit 2020 drejtoria vendore e policisë Elbasan mund të ishte ‘hedhur në erë’.
Sipas të dhënave të siguruara nga Euronews Albania, grupi kriminal ‘Çopja’ që u godit pak javë më parë nga SPAK, planifikoi të vendoste tritol në dhomat e shoqërimit ditën kur Erion Alibej, kundërshtari i tyre, u arrestua.

Për planin e tmerrshëm, grupi ‘Çopja’ ka komunikuar në SKY ECC me punonjësin e policisë Martin Musaj i cili i ka informuar se kamerat e sigurisë në pjesën e jashtme të drejtorisë së policisë nuk punonin, dhe eksplozivi mund të vendosej me lehtësi.

Për këtë plan Mikael Kamami i cili në hirarkinë e grupit kriminal ‘Çopja’ shfaqet si ‘koordinator i vrasjeve’ , ka ofruar deri në 4 milion euro. Madje ky i fundit shpehej se në drejtorinë e policisë, personi që do të hynte nga pjesa e pasme e godinës, ku nuk punonin kamerat, duhet të vendoste pranë dhomës së shoqërimit ku mbahej Alibej 5 kg eskploziv.

Plani, edhe pse grupi shprehej se kishte gati gjithçka, nuk u realizua pasi i arrestuari Erion Alibej ruhej nga forcat speciale dhe se mund të vriteshin shumë punonjës policie dhe të shoqëruar apo arrestuar të tjerë të pafajshëm.

Episodi i dytë lidhet po me planet për të vrarë Erion Alibej sërish me shpërthim eksplozivi teksa ende ai nuk ishte arrestuar.

Euronews Albania mëson se nga komunikimet në SKY ECC grupi kriminal ‘Çopja’ e konkretisht Franc Çopja ofronte 5 milion euro për ekzekutimin e “krymit” (siç tirrej Erion Alibej).

Në këtë rast grupi planifikonte të shpërthente sasi të mëdha tritoli që do të montoheshin në 3 dronë.

Mjetet fluturuese të ngarkuara me nga 5 kg esksploziv do të ngriheshin në nivelin e katit të fundit ku banonte Erion Alibej e më pas do të shpërtheheshin.

Po ashtu në një tjetër rast mësohet nga bisedat në SKY ECC se grupi ka kontaktuar një snajperist në Kosovë për ekzekutimin e Erion Alibej.

Një tipologji tjetër e grupit kriminal Çopja, është se në të gjitha rastet pas atentateve dhe vrasjeve, makinat e përdorura në ngjarjet kriminale nuk janë djegur por janë çmontuar duke humbur çdo gjurmë.

Po ashtu nga bisedat në SKY ECC rezulton se një nga personat më të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Talo Çela sot në kërkim ndërkombëtar në vitin 2020 ka lëvizur në Elbasan me një automjet Mercedes Benz me fenelina policie si dhe maskohej me maska silikoni, në kërkim të kundërshtarëve të grupit Çopja ku ai ishte rreshtuar si vrasës me pagesë.

Në një nga bisedat e tjera Talo Çela është shprehur se nëse do të kishte probleme me drejtësinë do të arratisej në Brasil ku do të merrte një identitet tjetër.

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Policet e Kosovës marrin pjese në Konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Grave Police në Çikago
Next Article Ushtronte dhunë ndaj gruas dhe babait të tij, arrestohet 42-vjeçari në Maliq

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?