By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dua Lipa dhe Callum Turner në lansimin e koleksionit të stolive nga “Tiffany and Co”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Dua Lipa dhe Callum Turner në lansimin e koleksionit të stolive nga “Tiffany and Co”
Showbizz

Dua Lipa dhe Callum Turner në lansimin e koleksionit të stolive nga “Tiffany and Co”

admin
Last updated: 30/01/2025 18:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Dua Lipa dhe Callum Turner janë parë së bashku në Paris këtë javë, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve në një ceremoni të organizuar nga marka e njohur e stolive “Tiffany and Co”.

Ngjarja e organizuar nga “Tiffany and Co”

Çifti ka marrë pjesë në lansimin e koleksionit “Tiffany Titan” të dizajnuar nga artisti Pharrell Williams, ku dukeshin të përqendruar vetëm te njëri-tjetri.

Nga kjo ceremoni, ylli i muzikës, Dua Lipa, dhe aktori britanik Callum Turner janë fotografuar së bashku, duke shkëmbyer buzëqeshje dhe shikime plot dashuri.

Lipa dhe Turner, të cilët janë lidhur që nga janari i vitit të kaluar, ishin veshur me të zeza dhe po pozonin për fotografi së bashku gjatë ngjarjes.

Pjesëmarrësit e tjerë në ceremoni ishin po ashtu të famshëm, por ishte lidhja mes Lipas e Turnerit ajo që mori më shumë vëmendje.
“Ata janë duke kaluar një periudhë të shkëlqyer së bashku, dhe duket se janë gjithmonë të përqendruar te njëri-tjetri”, ka thënë një burim për media, ka raportuar revista People.

Pharell Williams

Ndërkohë, edhe pse në fokusin e ceremonisë ishte koleksioni i ri, lidhja e dy yjeve vazhdoi të jetë ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave. Pavarësisht se janë të dy figura publike, ata duket se po gjejnë kohë për të shijuar momentet së bashku.

Lipa ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë kësaj jave në kryeqytetin francez, pasi u shfaq edhe në ceremoninë e madhe të shpalosjes së koleksionit të ri të modës nga marka “Chanel”.

Në këtë ngjarje përveç Lipas, ishin të pranishëm edhe yje të njohur të showbizit. Por e gjithë vëmendja ishte tek ylli me prejardhje shqiptare, pasi veshjen klasike të “Chanelit” e kishte stiluar me një fjongo të madhe në flokë.

Përveç fjongos, edhe një stoli tjetër që mbajti këngëtarja ka tërhequr vëmendjen e adhuruesve e medias, pasi ylli ishte parë me një unazë të re me diamant në gishtin e dorës së majtë.

Disa javë më parë, fansat kanë filluar të spekulojnë për fejesën mes Lipas me Turnerin, pas një postimi që kishte bërë këngëtarja në Instagram ku kishte ndarë disa fotografi nga festimi i Krishtlindjeve.

Në këto fotografi, Lipa shihej duke mbajtur unazë në gishtin e dorës së majtë dhe pas këtij postimi një burim i afërt ka thënë për The Sun se Turner i kishte propozuar dhe se ata do të festonin fejesën me miqtë e tyre gjatë festës së Vitit të Ri.

“Ata janë të fejuar dhe nuk mund të jenë më të lumtur. Dua ka pasur një vit fantastik në karrierën e saj dhe kjo është qershia mbi tortë”, pati thënë burimi.

You Might Also Like

Ronaldo dhe Georgina blenë dy vila luksoze në ishull, nuk mund të shkohet me makinë tek ata

Dua Lipa rikthen trendin ‘pa pantallona’ – shfaqet në Paris me bluzë transparente

Në pushime së bashku me Nora Istrefin? Flet Robert Berisha

Nën akuzat për abuzim, vajza e Halle Berry del publikisht në mbrojtje të saj

Ish-burri i Sofia Vergarës zbulon se çfarë përjetoi gjatë martesës së tyre: “Ishte e vështirë”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shpërndahen pajisje të reja kundër zjarrit
Next Article Disa markete tashmë kanë ulur çmimet, e disa të tjera nesër do të mbyllen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?