By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Duhet të reagojmë me mençuri dhe me kohë, rruga evropiane është alternativa jonë e vetme reale, tha kryetari i ASHAM-it, Popov
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Duhet të reagojmë me mençuri dhe me kohë, rruga evropiane është alternativa jonë e vetme reale, tha kryetari i ASHAM-it, Popov
Maqedoni

Duhet të reagojmë me mençuri dhe me kohë, rruga evropiane është alternativa jonë e vetme reale, tha kryetari i ASHAM-it, Popov

admin
Last updated: 26/03/2025 17:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 mars – Duhet të reagojmë me mençuri dhe me kohë, porositi kryetari i ASHAM-it, Zhivko Popov në prezantimin e tij në Kuvendin e rregullt vjetor të Akademisë, duke u përqëndruar në politikën e jashtme të vendit dhe pozicionimin e tij në renditjen e re politike në botë.

Ai theksoi se perspektiva e proceseve eurointegruese të vendit është “plotësisht e bllokuar nga mosmarrëveshja irracionale me fqinjët tanë” dhe se është “shumë pozitive dhe nuk duhet neglizhuar” ajo se ka pasur një “përmirësim të ndjeshëm në marrëdhëniet tona me administratën amerikane të udhëhequr nga presidenti Tramp”.

“Kjo shumicës së popullit të Maqedonisë i jep shpresë se mund të marrë mbështetje në zgjidhjen e mosmarrëveshjes dypalëshe me Bullgarinë dhe në përmirësimin e marrëdhënieve me Brukselin. Republika e Maqedonisë nuk mund të jetë e kursyer nga pasojat e luftës në Ukrainë dhe duhet të gjejë vendin e saj të sigurt në botë, siç dëshmojnë përpjekjet diplomatike të Qeverisë, që vendi të mbështetet nga partnerë të shumtë strategjikë, nga të cilët vetëm do të përfitojë vendi. Në një situatë të tillë, duhet të reagohet me mençuri dhe në kohën e duhur. Rruga evropiane, megjithatë, është alternativa jonë e vetme e vërtetë dhe reale, sepse ne jemi evropianë para së gjithash, e po ashtu edhe Bashkimi Evropian është gjithashtu i vetëdijshëm se kontinenti evropian nuk do të jetë kurrë i plotë pa Ballkanin Perëndimor dhe për këtë arsye zgjerimi i BE-së po bëhet sërish një prioritet që nuk duhet ta humbasim. BE-ja na nevojitet si një komunitet shumë i zhvilluar ekonomiko-politik që mund të na ndihmojë të arrijmë standardet dhe vlerat e saj”, tha kryetari i ASHAM-it.

Ai shtoi se rruga evropiane në Ballkanin Perëndimor “është edhe një herë në provë dhe në një udhëkryq, pavarësisht vullnetit dhe dëshirës së qartë të pothuajse të gjitha vendeve fqinje”.

Lidhur me kontestin me fqinjët, me të cilët, tha ai, “kemi jetuar krah për krahu me shekuj, me apo pa kufi”, ai konsideron se është i shkëlqyer propozimi për një efekt të vonuar të ndryshimeve kushtetuese, që, siç tha ai, “paraqet bazë solide për kompromis”.

“Kontaktet mes shkencëtarëve nga të dy palët, rivendosja e projekteve shkencore, bashkëpunimi në kulturë, lidhjet infrastrukturore dhe kontaktet e shpeshta në të gjitha nivelet, kuptohet duke respektuar dinjitetin tonë kombëtar, mund të jenë urë, në të cilën do të takohen politikanët nga të dyja palët për të gjetur një kompromis”, shtoi kryetari i ASHAM-it.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Osmani mirëpret njohjen nga Kenia: Vendimi i nënshkruar nga Ruto ka ardhur në Presidencë
Next Article Një motoçiklist u lëndua rëndë në fshatin Klukovec të Velesit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?