Dy javë pasi u bë nënë për herë të parë, Lotina ka ndarë një fotografi të ëmbël të Mozzikut së bashku me djalin e tyre.
Fotografia, të cilën Lotina e publikoi në Instagram, tregon reperin duke pozuar i buzëqeshur, me foshnjën në krahë.
Krahas imazhit, partnerja e reperit i bashkëngjiti një mbishkrim të shkurtër, por tejet kuptimplotë.
Lotina dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë para pak javësh, duke e pagëzuar djalin e tyre me emrin e veçantë Oz.
Foto: Mozzik / Instagram
Gazetarja ka ndarë gjithashtu një detaj interesant me ndjekësit, duke zbuluar se nga është frymëzuar çifti për zgjedhjen e emrit të djalit.
Ajo publikoi një fotografi të kopertinës së librit “Magjistari i Ozit”, një vepër e famshme e shkrimtarit amerikan L. Frank Baum, duke lënë të kuptohet se frymëzimi për emrin e vogëlushit erdhi pikërisht nga bota magjike e Ozit.
Foto: Lotina Haziri / Instagram
Lajmi për ardhjen në jetë të djalit të çiftit bëri bujë në mediet rozë, ndërsa ndjekësit vazhdojnë të tregojnë interes për jetën e tyre private.



