By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dygjuhësia s’respektohet nga institucionet, Mexhiti: Kush nuk e respekton bën shkelje ligjore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dygjuhësia s’respektohet nga institucionet, Mexhiti: Kush nuk e respekton bën shkelje ligjore
Maqedoni

Dygjuhësia s’respektohet nga institucionet, Mexhiti: Kush nuk e respekton bën shkelje ligjore

admin
Last updated: 09/11/2024 16:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 nëntor – Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, tha se kolegët e tij ministra dhe institucionet që drejtojnë duhet të respektojnë vendimin qeveritar për komunikim me mediat, përskaj maqedonishtes, edhe në shqip. I pyetur për mospërdorimin e shqipes nga ana e Ministrisë së Administratës Publike, Mexhiti tha se nëse nuk e respekton vendimin, bën shkelje ligjore.

“Si komunikon në maqedonisht? Vetëm në gjuhën maqedonase ministri flet në maqedonisht apo njoftimet. Ka qëndrim në qeveri që duhet të respektohet dygjuhësia dhe çdo ministri duhet të drejtohet në dy gjuhë. A duhet të drejtohet edhe në shqip… duhet të jetë edhe maqedonisht edhe shqip, nëse nuk e respekton bën shkelje ligjore”, tha Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë.

Pavarësisht thirrjes së Mexhitit, kolegët e tij në qeveri sipas dëshirave të tyre e përdorin gjuhën shqipe si në komunikim ashtu edhe në publikimin e materialeve. Madje, edhe vetë qeveria, nuk komunikon me publikun paralelisht në dy gjuhë, por fillimisht i publikon materialet në maqedonisht, ndërkaq me vonesë i përkthen në shqip.

Gjatë ditës së djeshme, ministri i Administratës Publike, Goran Minçev i dha një interpretim kreativ detyrimit ligjor për komunikim me mediat në gjuhën shqipe, gjegjësisht ai tha se komunikatat e kësaj ministre do të dërgohen vetëm në maqedonisht, ndërkaq nevojtarëve do t’u përkthehen edhe në gjuhën shqipe.

“Kumtesa do t’i dërgojmë në gjuhën maqedonase, ai që do të kërkojë për nevojat e tyre do të përkthehen edhe në gjuhën shqipe”, tha Goran Minçev, ministër i Administratës Publike.

Me përjashtime të vogla, situata me shqipen është pothuajse e njëjtë në të gjitha ministritë e drejtuara nga pjesëtarët e komunitetit maqedonas. Madje, edhe ato ministri që ishin drejtuar deri dje nga kuadrot shqiptarë, me ndërrimin e ministrave, kanë ndaluar ta përdorin shqipen.

Në një linjë me ekzekutivin, është edhe presidentja, e cila pavarësisht se ka statusin e figurës unifikuese në shtet, nuk e respekton ligjin, i cili e detyron që të respektojë drejtën e bashkëqytetarëve të saj shqiptarë që të informohen në gjuhën e tyre amë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komuna e Dibrës nga Qeveria ka marrë 600 mijë euro për përmirësimin e furnizimit me ujë
Next Article Protesta, kërkohet mbyllja e deponisë në Bukovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?