By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: E kritikojnë që performon në koncerte gjatë kohës së shtatzënisë, reagon Dafina Zeqiri: Nuk e bëj për para – gratë kanë të drejtën ta vazhdojnë karrierën e tyre
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > E kritikojnë që performon në koncerte gjatë kohës së shtatzënisë, reagon Dafina Zeqiri: Nuk e bëj për para – gratë kanë të drejtën ta vazhdojnë karrierën e tyre
Showbizz

E kritikojnë që performon në koncerte gjatë kohës së shtatzënisë, reagon Dafina Zeqiri: Nuk e bëj për para – gratë kanë të drejtën ta vazhdojnë karrierën e tyre

admin
Last updated: 21/03/2025 09:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka reaguar publikisht ndaj kritikave që ka marrë për faktin se po vazhdon të performojë edhe gjatë periudhës së shtatzënisë.

Në një postim në InstaStory, ajo ndau një fotografi me barkun e rrumbullakosur, të cilën e shoqëroi me një mesazh të fuqishëm, duke sqaruar arsyen pse vazhdon të jetë aktive në skenë pavarësisht gjendjes së saj.

“Unë jam shtatzënë dhe vazhdoj të performoj në koncerte, sepse kjo është arsyeja përse e kam nisur këtë rrugëtim që në fillimet e mia. Që nga fëmijëria, performanca dhe muzika kanë qenë terapi për mua – më kanë ndihmuar të përballem me depresionin, të shprehem lirshëm dhe të përballoj sfidat e jetës, qofshin ato emocionale apo fizike. Edhe kur nuk jam ndier mirë, skena ka qenë vendi im i shërimit”, ka shkruar ajo.

Dafina theksoi se për të muzika nuk është thjesht një profesion, por një pasion i pastër që e ka ndjekur që nga fëmijëria.

“E bëj këtë punë jo për para, por nga dashuria e pastër për muzikën dhe artin. Besoj se çdo grua ka të drejtën dhe fuqinë të vazhdojë karrierën e saj gjatë shtatzënisë, për sa kohë është e shëndetshme dhe ka një shtatzëni të sigurt. Të jesh shtatzënë nuk do të thotë se je e sëmurë apo se duhet të ndalosh jetën tënde”, ka shtuar ajo.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Në mesazhin e saj, këngëtarja nuk ngurroi të kritikojë edhe perceptimet e gabuar ndaj grave që vazhdojnë të punojnë gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se shpesh janë burrat ata që nuk e kuptojnë këtë forcë të jashtëzakonshme.

“Fatkeqësisht, disa njerëz – sidomos disa burra – nuk e kuptojnë këtë dhe ndoshta edhe ndjejnë një lloj xhelozie. Ata vazhdojnë të punojnë e të ndjekin qëllimet e tyre, dhe një grua mund të bëjë të njëjtën gjë, madje edhe më shumë. Gratë kanë një forcë të jashtëzakonshme: ato mund të vazhdojnë përpara pavarësisht ndryshimeve hormonale, shtimit në peshë apo netëve pa gjumë. Dhe unë jam një dëshmi e kësaj fuqie”, përfundoi Dafina.

Ky reagim i saj ka marrë mbështetje të madhe nga fansat dhe kolegët e saj, të cilët kanë vlerësuar qëndrimin e saj të fortë dhe mesazhin frymëzues për të gjitha gratë që ndjekin pasionin e tyre pavarësisht sfidave të jetës.

You Might Also Like

Lisa Kudrow: U ktheva në punë 10 ditë pas lindjes, ishte një vendim i çmendur

Pse yjet e Hollywoodit po largohen nga ShBA dhe po zhvendosen në vendet evropiane?

“Ajo i ka kërkuar Mirit”, deklarata e papritur e Landit për Selin

Operacion ndaj VIP-ave në Turqi – urdhër ndalimi për 14 të dyshuar, mes tyre Burak Deniz edhe Sinem Unsal

George Clooney akuzoi Trumpin për krime lufte, Shtëpia e Bardhë e kritikoi për “filma të tmerrshëm”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article
Next Article “Shkrirja e akullnajave rrezikon furnizimin me ushqim dhe ujë të 2 miliardë njerëzve”, OKB jep alarmin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?