By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: E premtja e zezë në markete nuk ka lirime por bojkot total, pritet të mos hyjë asnjë qytetarë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > E premtja e zezë në markete nuk ka lirime por bojkot total, pritet të mos hyjë asnjë qytetarë!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

E premtja e zezë në markete nuk ka lirime por bojkot total, pritet të mos hyjë asnjë qytetarë!

admin
Last updated: 29/01/2025 11:00
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 janar – Kanë ngelur vetëm dy ditë deri të premten e zezë, por jo për lirime ashtu siç njihet por për aplikimin e një bojkoti total në gjitha maketet e vendit. Kjo krejt për t’ia dhënë mësimin e duhur pronarëve që po vazhdojnë të pasurohen në kurriz të popullit. Kjo mbase si masë preventive është dashtë të merret shumë më herët. Pasi nuk është normale edhe duke e parë standardin e të hyrat e qytetarëve çmimet të jenë në piedestal. Megjithatë, kuptohet rritja e çmimeve edhe në nivel të krizave por e natyrshme është që fitimi të jetë më i kufizuar. Jo të bëhet gjithçka që fitimi mos të reduktohet. Pra, është edhe absurde çmimet rriten, shpenzimet shtohen, pagat ngecin, ndërkaq fitimi të mbetet i njëjtë. Zhurnal kontaktoi qytetarët lidhje me këtë nismë, përgjigjet e tyre ishin në drejtim të mbështetjes së plotë dhe janë dakord plotësisht që duhet të ndërmerren masa sepse ata nuk kanë të ndalur, shkruan Zhurnal.

Të premten bojkot marketeve në vend, krijohet faqe në Facebook ”Stop Çmimeve të larta” –

Kështu ishte para disa ditësh në Kroaci. Kroatët e zgjuan rajonin, bojkot në maketet për shkak të çmimeve të larta përhapet në mënyrë masive. Vazhdoi në Bosnjë dhe Hercegovinë, pastaj në Malin e Zi, tani edhe në Maqedoninë e Veriut.

Qytetarët e vendit tonë organizohen për bojkot të marketeve të premten më 31 janar. Thirrjet përhapen në rrjetet sociale. Në Facebook u krijuar një profil me sloganin ”Bojkot -Stop Çmimeve të larta”.

Qytetarët thonë se do ta përkrahin bojkotin, se çmimet e ushqimeve janë tepër të larta. Edhe organizata e konsumatorëve me përkrahje.

Përndryshe, bojkot masiv i dyqaneve u zhvillua në Kroaci më 24 janar dhe platforma kroate për mbrojtjen e konsumatorëve “Alo, Inspektor” po bën thirrje për një bojkot të ri për të premten. Shitjet në dyqanet kroate janë përgjysmuar dhe janë shfaqur incizime që tregojnë se të gjitha produktet në supermarketet janë vënë menjëherë në aksion dhe i kanë zbritur deri në 50%. Thirrjet për bojkot të premten (31 janar) po përhapen edhe në rrjetet sociale në Bosnje dhe Hercegovinë ndërsa edhe qytetarët e Malit të Zi tashmë po mobilizohen.

Zhurnal pyeti qytetarët për bojkotin, të gjithë ishin të mendimit që do ta mbështesin këtë bojkot –

Sot Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka kontaktuar me disa qytetarë në qytetin e Kumanovës për t’i pyetur prej afër se si do të veprojnë të premten në lidhje me mbështetjen e bojkotit ndaj marketeve në vend, si masë preventive që ata duhet të jenë më të kujdesshëm me çmimet e produkteve bazë.

Bardh Kadriu qytetarë nga Kumanova për Zhurnaltha që ky bojkot ndaj marketeve është shenjë direkte që qytetarët janë në rend të parë, e këta pronarë duhet të mbushen me mend që nuk fitohet në mënyrë të padrejtë në kurriz të qytetarëve.

“Duhet të vazhdohet tutje, të bojkotohet secili market që synon të fitojë nga qytetarët e varfër. Vendimi merret të ulen çmimet këto pronarë nuk dëshirojnë të dëgjojnë sepse janë të pangopur, bojkoti ndaj marketeve është mësimi më i mirë për këta të pangopur sepse nëse synojnë të fitojnë shumë ngelin pa hiç”, tha Kadriu për Zhurnal.

Nga ana tjetër, qytetarja Irena Pavlevski poashtu nga Kumanova për Zhurnal tha që si qytetarë jemi jashtëzakonisht të gëzuar ndaj këtij bojkoti shumë të vonuar.

“Përderisa bojkotohen marketet që nuk ulin çmimet ne jemi të gëzuar sepse ndjejmë se ne vet kujdesemi për gjendjen tonë të rënduar ekonomike. E papranueshme është që çmimet në qiell e standardi në tokë, ne marrim pak e duhet të japim shumë, prandaj lusim dhe presim që secili market të bojkotohet nëse nuk ulë çmimet”, përfundoi Pavlevski për Zhurnal.

Kujtojmë që, çmimet e produkteve ushqimore në Maqedoninë e Veriut, sipas drejtuesve të institucioneve, janë rritur deri në 47 për qind gjatë vitit që lamë pas, derisa në tregjet evropiane ato kanë shënuar rritje jo më shumë se 10 për qind. Ndërkaq, Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka shtrenjtuar edhe shportën e konsumit. Sipas Lidhjes së Sindikatave, në muajin dhjetor një familje katëranëtarëshe për të siguruar kushtet elementare për jetë i ka shpenzuar mbi 1.000 euro.

Nga ana tjetër, sipas Entit për Statistika Shtetërore, paga mesatare brenda një vitit është rritur për gati 3.000 denarë (50 euro), duke arritur 31.400 denarë (rreth 500 euro). Por, këto para bazuar në rritjen e çmimeve, kanë vlerën e 28.700 denarëve apo rreth 450 euro. Të dhënat zyrtare tregojnë se paga mesatare është rritur me 9 për qind krahasuar me vitin e kaluar, por kostoja e jetesës është rritur me 14 për qind, pra, paga mesatare është 2.3 për qind më e ulët krahasuar me një vit më parë. Kjo tregon qartazi që qytetarët nuk kanë dalë ende nga tuneli i varfërisë. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Banorët e Strumicës të shtunën do të protestojnë për shkak të ajrit të ndotur
Next Article Kush është Karoline Leavitt, sekretarja më e re e shtypit e Shtëpisë së Bardhë?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?